20/07/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 40 minuta

Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” mëngjesin e sotëm për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Për fundjavë pritet rritje e intensitetit të komunikacionit për shkak të pushimeve verore.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Nga 1 korriku e deri më 31 gusht në rrugët e vendit është vendosur regjim i përkohshëm veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve me temperatura ekstreme të larta dhe atë të premten prej orës 17 deri në orën 22, të shtunën prej orës 09 deri në orën 18 dhe të dielën prej orës 09 deri në orën 22.
Në rrugën magjistrale aksi A2 Shkup: Ohër – Shkup – Ohër ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese, pesha e të cilëve tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavës, në intervalet e ardhshme – të premten prej orës 15 deri në orën 22, të shtunën prej 07 deri 12 dhe 18 deri 24 dhe të dielën prej 07 deri në orën 22.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit