25/07/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nën udhëheqjen e re , MASH-i fillon të zgjidhë në mënyrë sistematike sfidat e të rinjve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e njoftuar me situatën në të cilën gjenden nxënësit nga Maqedonia dhe mësimdhënësit e tyre mentorë, të cilët u kualifikuan për pjesëmarrje në olimpiadat ndërkombëtare shkencore, ndërsa fatkeqësisht nuk fituan asnjë mbështetje financiare nga shteti. Nën udhëheqjen e re , institucioni tashmë është duke përgatititur zgjidhje sistematike me të cilën këtë sfidë nuk do ta përjetojë asnjë nxënës tjetër në të ardhmen, ndërsa jemi duke u përpjekur të gjejmë gjithashtu zgjidhje ndërhyrëse në mënyrë që të ndihmojmë këta talentë të rinj të realizojnë pjesëmarrjen e këtij viti në gara.

Duam të informojmë se është duke u përgatitur Ligj i ri për Arsimin e Mesëm, në të cilin do të parashihen dispozitat për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për kotizim për pjesëmarrje në olimpiada shkencore ndërkombëtare. Shumë shpejt, propozim-ligji do të dorëzohet në Qeveri, më pas në Kuvend, ku presim edhe mbështetjen e të gjithë deputetëve, përfshirë edhe deputetët e partisë politike që sot i thirri në Ministri.

Zgjidhja e dytë, nga ana tjetër, është ndërhyrje për situatën specifike. Në mungesë të rregullimit ligjor për veprim të drejtpërdrejtë, MASH-i pak ditë më parë iu drejtua komunitetit të biznesit dhe odave në Maqedoni me qëllim që sipas mundësisë, të ofrojnë sponsorizim për nxënësit e shkollave të mesme që të përfaqësojnë vendin denjësisht në olimpiadat ndërkombëtare shkencore. Presim informatë kthyese.

MASH e vlerëson shqetësimin e subjekteve politike në vend ndaj të rinjve dhe shpreh besimin se çdo ide që do të dorëzohet tek ne me vëmendjen do të shqyrtohet mundësia e zbatimit. Uniteti për të mbështetur të rinjtë tani, inkurajon dëshirën e tyre për kontribut dhe zhvillim ndaj vendit në të ardhmen.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Të fundit