18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tetovë dhe Gostivar për gjashtë orë 63 gjoba për vozitje të shpejtë

Në periudhën prej orës 14 deri në orën 20, gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll i përforcuar për sanksionim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Nga MPB thonë se në këtë rast janë sanksionuar 63 shoferë.

Prej të cilëve 39 në territorin e Tetovës, ndërsa 24 në territorin e Gostivarit.

MPB informon se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara në komunikacionin rrugor.

Të fundit