17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Topallov: Historia e Maqedonis bazohet në gënjeshtra dhe falsifikime

“E gjithë shkenca e historisë në Maqedoni bazohet në gënjeshtra dhe falsifikime”, tha prof. Kiril Topalov, anëtar i Komisionit të Përbashkët midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjet historike midis dy vendeve në “BTV“.

“Ka shumë njerëz në Bullgari që e kritikojnë komisionin tonë historik, se nuk e bëjmë punën si duhet. Si ta bëjmë punën me njerëz që shtrembërojnë qëllimisht faktet historike?”, tha ai.

Sipas tij, vendet evropiane mendojnë në mënyrën e duhur dhe shohin kush po mbron orientimin e tyre evropian.

Ai thotë se qëllimi i vizitës së kryeministrit Zoran Zaev është që disi ta vendosë Bullgarinë në pamundësi për të refuzuar atë që dëshiron Maqedonia.

Nga Qeveria e RMV-së thonë se deklaratat e disa politikanëve bullgarë janë veprime kundër fqinjësisë së mirë dhe miqësisë, duke komentuar ish-ministrin Bullgar të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe eurodeputetin Angel Xhambaski.

Të fundit