12/07/2024
33.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Universitetin e Tetovës magjistër Behar Mjekiqi sot ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës

Në Universitetin e Tetovës magjistër Behar Mjekiqi ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës “Ndërtimi i kohezionit shoqëror si faktor për integrimin e republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Me këtë tezë të doktoraturës, ai morri titullin doktor i shkencave shoqërore .Tema e cila u trajtua në tezën e doktoraturës në të ardhmen
mund të jetë edhe një libër shkencor, thotë Dekani i Fakultetit Filozofik ë Universitetin e Tetovës Ibish Kadriu.

Në ndërkohë, pasi mori titullin doktor i shkencave shoqërore, Behar Mjekiqi theksoi se Kosova është duke lëvizur mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni i Universitetit të Tetovës ishte në përbërje, Abdylnaser Sinani, Qani Nesimi, Ardita Abduli, Kushtrim Ahmeti dhe Metush Sulejmani. TV KOHA

Të fundit