21/10/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Qendrat për zhvillim të hershëm, gjysmat jofunksionale

Paralelet ose qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve kishin dhënë rezultate të mira të cilët fillimisht u hapën nga ana e UNICEF-it dhe disa shoqatave joqeveritare, kurse më pas kakuan në menaxhim të komunës së Tetovës, gjegjësisht nga ana e çerdhes së Tetovës “Rinia”.Ky ishte qëndrimi i autoriteve të kaluara të komunës së Tetovës lidhur me hapjen e këtyre qendrave. Momentalisht në gjashtë qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në komunën e Tetovës procesin parashkollor e ndjekin 124 fëmijë. Këto qendra funksionojnë në kuadër të Institucionit publik komunal kopshti i fëmijëve “Rinia” në Tetovë.Nga gjithsej 11 qendra që janë hapur në territorin e komunës së Tetovës gjatë dhjetë viteve të kaluara, vetëm gjashtë janë në funksion, kurse pesë janë jashtë funksionit. Sipas autoriteteve drejtuese të çerdhes Rinia, janë disa qendra në fshatra të Malësisë së Tetovës që ende funksionojnë, ndërsa ka qendra që janë aktive edhe në qytetin e Tetovës.Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Institucionit publik komunal kopshti fëmijëve “Rinia” në Tetovë thotë se ky institucion momentalisht ka në funksion 6 qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe atë një në fshatin Shipkovicë që është hapur në vitin 2015 me kapacitet prej 25 fëmijë.Për shkak të mungesës së kuadrit profesional institucioni publik komunal kopshti i fëmijeve Rinia në Tetovë ka në dispozicion por jasht funksionit disa Qendra për zhvillim të hershem të fëmijëve.Me hapjen e këtyre qendrave prindërit nga vendet rurale nuk i sjellin fëmijët deri në Tetovë por i dërgojnë në qendrat në vendbanimet e tyre.Por, pas mos funksionimit të tyre prindërit megjithatë duhet që fëmijët t`i sjellin në Tetovë ose në ndonjë fshat të afërt ku qendrat janë funksionale.TV KOHA

 

Të fundit