Të tjera lajme

NË VITIN 2025 NË TETOVË  KANË LINDUR 1030 FOSHNJA (video)

Edhe pse nataliteti shënon rrënie në Maqedoni megjithatë  kjo nuk ndodh  në Tetov. Sipas të dhënave nga Spitali Klinik i Tetovës vetëm gjatë vitit 2025 kanë lindur 1030 fëmijë. Nga reparti i Gjinekologjisë thonë se përmirësimi i kushteve në këtë repart ka bërë që shumica e lindjeve të bëhen në Tetovë dhe të mos shkohet në qendra tjera spitalore. Sipas kreshefes Merale Rexhepit numri i lindje në Tetovë ka rritje më të madhe nga qendrat spitale të tjera në vend.

 “ Krahasim nëse bëjmë mes vitit 2024 dhe 2025 jemi në rritje për 50 të porsalindur , që do të thotë 5 % në numrin e përgjithshëm të lindjeve , nëse krahasojmë në nivelin shtetar të rritjes së numrit të posalindura , mund të them se jemi të vetmit  qendër spitalore që kemi rritje në numrin e të posalindurve, kjo i përshkurhet përmisimit ët kushteve në spitalin tonë por edhe sakrificës së personelit qoftë i mesëm , mjekëve për mundin që e japin por edhe përkushteshmërisë në profesionin e tyre.” Meral rexhepi – krye shefe e repartit gjinekologe.

Mosha mesatare  që lindin fëmijën e parë e nënave është nga mosha 20 deri në 30 vjeçe, por viteve të fundit  numri i nënave që lindin  fëmijën e parë mbi moshën 30 vjeçare ka filluar të rritet shkaku i karierës  që ndjekin gjinia femërore.

“ numri më i madh i moshës së nënave është nga 20 deri në 30, kohëve të fundit për shkak të rrethanave të ndryshme shkollimit  të femrës, përkushtimit në karrierë , martesave të mëvonshme, kuptohet edhe mosha e nënave është në rritje, edhe numri i fëmijëve për shkak të nënave që janë të angazhuar në profesion është më i vogël, deri sa më parë shkoheshe në fëmijë të tretë, katër por edhe të pestë , tash më shpesh janë fëmija i dytë.” thotë Rexhepi.

Nga ky spital thonë se numri i lindjeve në mënyrë spontane është më i lartë se i atyre me prerje cezariane, ndërsa po të bëjmë një krahasim të numrit të gjinisë së foshnjave,  numri i meshkujve është për 1  përqind  me i lartë se i atyre të gjinisë femërore.

 

 

Të fundit