20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nebiu: Nuk është keqpërdorë vizita e Albin Kurtit në Shkup e Tetovë, ai nuk është i painformuar

Analisti Besim Nebiu nuk pajtohet e vlerësimet se opozita ka keqpërdorë vizitën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti në Shkup e Tetovë.

“Teza e PR-it qeveritar është se opozita e ka keqpërdor Albinin në Çair dhe Tetovë.
Tezë tipike për një PR të lodht dhe jo-kreativ, edhe përskaj pagesës së majme.

Të thuash se Albini është keqpërdor në fakt thua se ai është i painformuar dhe naiv.

Duke promovuar këtë farë PiAri don t’a injorosh faktin se ne vazhdimësi, qysh nga viti 2016 Albini involvohet në përkrahje të hapur dhe shumë të qëllimshme të gjitha formacioneve dhe kauzave që janë kundër BDIsë”, shkruan Nebiu në Facebook.

Të fundit