17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nesër seanca konstituive, me shumë gjasa Afrim Gashi kryeparlamentar

Nesër deputetët e posazgjedhur edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11, ka katër pika. Së pari zgjidhet komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.Pasi që paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi, nesër seancën do ta udhëheq deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit. Me konstituimin e përmbajtjes së re parlamentare do të hartohet edhe shumica e re, e cila, siç është e ditur do ta ketë koalicioni i VMRO-DPMNE-së që pas negociatave që u mbajtën këto ditë duhet t’i bashkohet edhe VLEN dhe deputetët e ZNAM. Me këtë shumica e ardhshme paralmentare po i afrohet numrit të dy tw tretave. Mandat për deputet për herë të parë mori kryetari i VMRO-DPMNE-së, HristijanMickoskii cili do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë së re. Disa nga deputetët e shumicës së re parlamentare në ulëset e deputetëve do të jenë vetëm një kohë të shkurtër sepse një pjesë e madhe prej tyre do të shkojnë në kabinetin e ri qeveritar. Situata është e ngjashme edhe me deputetët e koalicionit VLEN, liderët e të cilit u zgjodhën për deputetët, por pritet që disa prej tyre do të shkojnë në ekzekutiv, ose të vazhdojnë punën si kryetar komune. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e deritanishëmtë qeverisë do të jenë në karriget e parlamentit të destinuara për opozitën. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së në largim DimitarKovaçevski, ish-zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi, ish-ministri i punëve të brendshme OliverSpasovski, ai i bujqësisë LupçoNikollovski, ministrja e mbrojtjes SllavjankaPetrovska, e kulturës BiseraKostadinovskaStojçevska, për punë dhe politikë sociale,JovanaTrençevska, për transport dhe lidhjeBllagojBoçvarski, si dhe ish-drejtoresha e Drejtorisw sw tw ardhurave publike SanjaLlukarevska. Nga radhët e BDI-së, sërish deputet do të jetë kryetari i kësaj partie, AliAhmeti, e bashkë me të edhe ish-kryetari i Kuvendit, TalatXhaferi. Ish-ministrat e kësaj partie nuk janë në përbërjen e re parlamentare.TV KOHA

Të fundit