Në seancën e djeshme, Qeveria solli dekret me fuqi ligji për mbështetje financiare të artistëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për të rregulluar kushtet, mënyrën dhe procedurën e dhënies së mbështetjes financiare për artistët e estradës, të goditur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19, për muajt prill dhe maj të vitit 2020.
Lëndë e mbështetjes financiare është pagesa e mjeteve financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, në shumën mujore neto prej 14.500 denarë dhe për të përmbushur kriteret e përdorimit të kësaj mbështetje financiare do të vendosë komisioni i posaçëm që do të përfshijë artistë të shquar të estradës, bëri të ditur Pres shërbimi qeveritar.
Në seancën e sotme, Qeveria miratoi ndryshime në dekretin me fuqi ligji për mbështetje financiare të punëdhënësve të goditur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19, për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për pagesën e pagave edhe për muajin qershor, sipas kritereve dhe ndryshimeve dhe plotësimeve në këtë dekret. bs/fab