Dje janë regjistruar 125 raste të reja me Kovid-19, që është përsëri një numër i lartë i të infektuarve nga ky virus. Numri më i madh i rasteve të reja ka ndodhur javën e kaluar, kur u regjistruan 180 raste.
Nga 1019 teste që janë bërë dje, raste të reja ka më së shumti në Shkup – 89. Në Kumanovë katër, në Shtip, Prilep dhe Strumicë nga dy, Tetovë – 11, Strugë tre, Veles një, Ohër tetë dhe në Gostivar, Kërçovë dhe Resnjë nga një të infektuar.
Instituti për shëndet publik dje regjistroi edhe gjashtë pacientë të shëruar dhe atë në: Shkup – 1, Prilep – 1 dhe Veles – 4. Kanë vdekur shtatë persona prej të cilëve tre në Shkup, një në Shtip, një në Tetovë dhe dy nga Struga.
Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, siç theksohet, viktimë ka qenë një pacient nga Shkupi (79), i pranuar më 19 maj, një paciente nga Struga (66), e hospitalizuar më 8 qershor, një paciente nga Shkupi (54), e pranuar më 5 qershor dhe një paciente nga Tetova (46), e cila ka vdekur gjatë pranimit në ambulancë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka vdekur një paciente nga Shkupi (77), e pranuar më 8 qershor dhe paciente nga Struga (73), e pranuar më 7 qershor. Në spitalin në Shtip ka vdekur një pacient (87), i hospitalizuar më 26 maj.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se të gjithë pacientët e listuar që vdiqën kishin komorbiditet të mëparshëm, gjegjësisht i përkisnin grupit të rrezikut.
Nga viktimat në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – pacienti 79 vjeçar nga Shkupi – Saraj, ishte shtruar në spital më 21 maj, i trajtuar më parë nga TBC (tuberkulozi), pacientja 66 vjeçare nga Struga-Labunishta ishte shtruar në spital më 8 qershor dhe kishte presion të lartë të gjakut dhe diabet, pacientja – 54 vjeçe nga Shkupi – Studeniçan ishte shtruar në spital më 5 qershor, ndërsa kishte sëmundje kronike obstruktive pulmonare dhe obezitet.
Pacientja, viktimë gjatë pranimit në ambulantën e Sëmundjeve Infektive bie në grupin e pacientëve më të rrezikuar, sepse ajo kishte transplant të veshkës. Ajo së bashku me familjen e saj erdhën dje në Klinikën e Nefrologjisë me automjet privat në gjendje të rëndë dhe iu mor strisho. Gjatë atyre 3-4 orëve, derisa ajo ishte në Klinikë iu bë përkujdes maksimal dhe më pas është dërguar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Në mesin e viktimave në SPQ “8 Shtatori” – pacientja 77 vjeçare nga Shkupi e shtruar në spital më 8 qershor kishte dobësi të zemrës, pacientja (73 vjeçe) nga Struga e pranuar më 7 qershor kishte leukozë kronike, tension të lartë dhe diabet. Pacientët u pranuan si të dyshuar me Kovid-19 dhe u konfirmuan pas pranimit. Pacienti 87 vjeçar që vdiq në spitalin e Shtipit është trajtuar në spital që nga 26 maji dhe ai kishte sëmundje kardiovaskulare.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 3.364, numri i pacientëve të shëruar është 1.664, numri i vdekjeve është 164, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.536.
Gjithsej më së shumti raste aktive ka në Shkup – 844, pastaj në Shtip ku janë 186, në Kumanovë – 155 dhe në Tetovë 145.
Sa i përket shpërndarjes sipas qyteteve për numrin e përgjithshëm, rastet më aktive me Kovid-19 janë ende në Shkup – 844, ndërsa më pas pason Shtipi me 186 raste, Kumanova me 155 raste, Tetova – 145.
Nga 19 testet e bëra dje në kuadër të skriningut në kopshte për fëmijë në Shkup, nuk ka rezultate pozitive të Kovid-19.
Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar gjithsej 74 pacientë. Në respiratorë janë 29 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Deri në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori” janë hospitalizuar 57 pacientë. Në aparat respiratorë janë tetë pacientë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe tetë pacientë.
Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 15 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak përmes spitalit ndiqen dy pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 22 pacientë. Në sektorët infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 35 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.
Sipas të dhënave të ISHP, në komunën e Shkupit, Çair edhe më tej ka numër më të madh të rasteve aktive me Kovid-19 numër ky që arrin në 195, pas çka pasojnë Buteli me 72, Qendra me 71, Aerodromi me 66, Gazi Baba me 66, Karposhi me 64, Saraji me 58 raste.
Raste aktive ka edhe në Kisella Vodë- 39, Gjorçe Petrov- 26, Studeniçan-24, Haraçinë-24, Shuto Orizare- 21, Ilinden- 19, Petrovec- 6, Çuçer Sandevë- 3, Sopishte- 2, ndërsa ka edhe dy shtetas të huaj.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 39033 testime të Kovid-19. ls/fab