21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga e hëna, të gjithë punonjësit shëndetësor në protesta, ende nuk kanë marë pagën e janarit

Mjekët, motrat medicinale, punonjësit e spitalit dhe administratorët do të dalin në protesta dhe me padi individuale nëse të hënën nuk e marin pagën e janarit dhe zyrarisht nuk nënshkruajnë marrëveshje me autoritetet për rritjen e paralajmëruar nga viti i kaluar për pagat, informon Zhurnal.

Pagat e rreth 25 mijë të punësuarve në mbi 100 spitale shtetërore janë vonuar pasi sistemi i Fondit për sigurim shëndetësor nuk funksionon tanimë dhjetë ditë. Revolti te punonjësit shëndetësor është i madh, e vendimin për protesta do ta sjellin të hënën.

Nga Fondi nuk përgjigjen se kur do të lëshohet paga e janarit ndërsa drejtoresha Magdalena Filipovska Grashkoska, me ditë të tëra nuk dëshiron publikisht të del dhe të sqarojë çfarë po ndodh me sistemin dhe nëse bëhet fjalë për hakim apo për gabim gjatë tentimit për up-date të ueb faqes.

Mjekët amë madje pagat e tyre i marin vazhdimisht me dy muaj vonesë. Ata pagën e nëntorit e kishin marë një ditë para se të bie sistemi në fond, ndërsa pagën e dhjetorit duhet ta marin në fillim të marsit./Zhurnal.mk

Të fundit