07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga e mërkura mbajtja e maskave mbrojtëse dhe dorezave e detyrueshme për qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit

Duke filluar nga 22 prilli i vitit 2020 (e mërkurë), vendoset masë për të ndaluar lëvizja e banorëve në komunat Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, pa mbajtjen e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse (maskë, shall, facoletë etj.), jashtë nga shtëpitë e tyre, në të gjitha vendet publike dhe hapësirat e llojit të hapur dhe të mbyllur si dhe ambiente të mbyllura, markete, dyqane apo të ngjashme.

Kjo është masa e parë e tillë për mbajtjen e detyrueshme të veshjeve mbrojtëse të miratuar nga Qeveria. Kjo është pjesë e shumicës së vendimeve, masave dhe rekomandimeve nga seanca e sotme e 44-të e që kanë të bëjnë me Kumanovën, Tetovën dhe Prilepin dhe të cilat rrjedhin nga takimi i 30-të i Shtabit koordinues i krizës për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit KOVID-19.

Siç kumtoi Pres shërbimi qeveritar, Qeveria e obligoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatisë dhe të paraqesë për seancën e ardhshme dekret me fuqi ligji që do të rregullojë juridikisht këtë çështje, mënyrën e zbatimit, përdorimit, pajisjet e nevojshme mbrojtëse si dhe për të rregulluar çështjen e shumës minimale të detyrueshme (rezervës) që duhet të kenë prodhuesit e maskave për nevojat e institucioneve shtetërore. “Në dekret të parashihet që detyrimi për të mbajtur pajisje mbrojtëse do të zbatohet në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, por pas një periudhe të caktuar”, thuhet në kumtesë.

Qeveria vendosi t’u rekomandojë të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe veçanërisht atyre që jetojnë në komunat e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit, në përputhje me vendimet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë për të zvogëluar numrin e njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre dhe vetëm për arsyet më të patjetërsueshme, për të shkuar në punë, si dhe për të lënë në shtëpi vetëm një anëtar të familjes për të blerë sende ushqimore nga marketet dhe ilaçe nga barnatoret.

Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të përcaktojë një person si pikë për komunikim dhe koordinim në baza ditore me të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor në komunën e Kumanovës.

Përjashtim nga ky ndalim, thuhet në kumtesë, është transporti i organizuar që kryhet nga operatorët ekonomik për punonjësit e tyre deri tek vendet e punës, si dhe transporti i organizuar i personave të punësuar në MPB, Ministrinë e Mbrojtjes – Armatë dhe punonjësit në Njësinë territoriale të zjarrfikësve në këto komuna.

Në përputhje me këtë, Qeveria solli Vendim për ndryshimin e Vendimit për ndalimin dhe regjimin e veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Ministria e Mbrojtjes mori obligim të përcaktoj një person i cili do të jetë në baza ditore në komunikim me Shtabin komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kumanovë me qëllim që të mirëmbajë funksionimin funksional dhe efektiv të punës së këtij Shtabi. bs/fab

Të fundit