28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nga nesër do të vazhdojnë konsultimet me partnerët e koalicionit për referendumin”

Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim konkret për referendumin, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Debati brendapartiak do të vazhdojë nesër, të martën, të mërkurën, kështu që shumë shpejt do të kemi qëndrim.

Nuk kam çfarë të shtoj më shumë, përveçse ta përfundojmë procesin dhe do të dalim me një qëndrim përfundimtar para qytetarëve, do të shkojmë me 150 mijë firma apo me deputetët, duke pasur parasysh se ka presion të vazhdueshëm nga pushteti te ato që hezitojnë, dhe ne nuk duam t’i ekspozojmë kaq shumë qytetarë para kësaj qeverie hibride dhe regjimore, kështu që mund të vendosim që me 44 deputetë të VMRO-së ta dorëzojmë referendumin”, tha Mickoski.

Të fundit