18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nga sot jepet bonus paga për punonjësit e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se sot po paguhet bonus paga për punonjësit e MPB-së që kanë punuar mbi 150 orë jashtë orarit në vit për vitin 2022.

“Pasi kam marrë drejtimin e MPB-së, është vendosur si prioritet pagesa e rregullt e bonusit për mbi 150 orë punë jashtë orarit në vit, si e drejtë e garantuar e punonjësve të MPB-së në përputhje me Marrëveshjen Kolektive”, tha ministri Spasovski, duke theksuar pagesën e shpërblimeve të mëparshme.

“Kështu, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022 janë paguar bonus paga për vitin 2017 dhe 2018, për të cilat mjete nuk janë siguruar dhe paguar nga udhëheqja e mëparshme e MPB-së dhe kemi vazhduar me pagesën e rregullt të pagave të bonusit për vitin 2019, 2020 dhe 2021, për këtë janë siguruar dhe ndarë gjithsej 561.773.133 denarë ose 9.060.857 euro, mjete nga Buxheti i MPB-së të paraparë për realizimin e kësaj të drejte të punëtorëve”, tha Spasovski.

Ministri tha se në sajë të politikave të zbatuara të përgjegjshme ekonomike dhe si rezultat i punës së ekonomive familjare, paga mesatare u rrit, e në këtë mënyrë u rrit edhe shuma individuale e bonusit të pagave në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit