23/05/2024
16.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shërbimet hotelerike më të shtrenjta për 13.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj të këtij viti, në krahasim me prillin, janë rritur për 1.2%. Krahasuar me majin e vitit të kaluar, ndërkaq, rritja e çmimeve është 13.4%. Kumulativisht, në periudhën janar – maj 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur për 13.5%, bëri të ditur   Enti Shtetëror i Statistikës.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, në maj në krahasim me muajin prill rritje është vërejtur në grupet Ushqim me 0.7%, Pije Alkoolike me 0.1%, Pije joalkoolike me 0.9% dhe Bujtje për 3.7%.

Të fundit