29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ngjarje e rëndë në Tetovë, biri vret nënën me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshati Sellcë të Tetovës.

Biri ka vrarë nënën e tij me sëpatë.

Siç njoftoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, Fatmir Rexhepi rasti është paraqitur në polici sot, në ora 8 të mëngjesit.

Policia tashmë ka arrestuar birin 45-vjeçar me iniciale U.D.

“Është arrestuar U.D. i cili paraprakisht ka kryer vrasjen ndaj nënës së tij 73-vjeçare, N.D.”, tha mes tjerash Rexhepi.

Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi./21Media

Të fundit