Nipi i Lube Boshkoskit është zhdukur dy ditë më parë dhe atij i humbet çdo gjurmë. Zhdukja e Samoil Kostadinovskit është raportuar edhe në MPB.
Në njoftimin e MPB-së thuhet vetëm se rezulton i zhdukur një 26-vjeçar.
– Me datë 04.03.2023 në ora 08:00 në SVR Shkup, M.K.(32) nga Shkupi ka raportuar se vëllai i tij S.K.(26) është larguar nga shtëpia. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit, njofton shkurt MPB.
Samoil Kostadinovski është djali i vëllait të gruas së Ljube Boshkoskit
Një apel për ndihmë nga qytetarët është publikuar edhe në rrjetet sociale. Në njoftim thuhet se dyshojnë se Kostadinovski është kidnapuar. Sepse ai u zhduk pranë ambasadës çeke pasi kishte lënë automjetin e tij atje dhe ishte larguar me një automjet me persona të tjerë që e prisnin atje. Telefoni i tij është i fikur. Megjithatë, ky postim u tërhoq shpejt.