30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nis gjysmëvjetori i dytë, MASh nuk ka informacione të sakta për numrin e nxënësve të infektuar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot me rastin e nisjes së gjysmëvejtorit të dytë vizitoi shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup, përcjell TV21. Shaqiri tha se nuk ka numër të saktë të nxënësve që janë pozitiv me Covid-19.

“Numër të saktë, unë nga Komisioni që kam komunikuar më është thënë që numri i infektimeve nuk është aq i lartë që mësimi mos të fillojë me prezencë fizike, vetëm kjo më është dhënë”, deklaroi ministri Shaqiri.

Shaqiri theksoi se masat aktuale për mbrojtje nga Covid-19 në shkolla si dhe vendimi për nisjen e gjysëmvjetorit të dytë janë rezultat i vlerësimeve të Komisionit pët Sëmundje Infektive. Ai siguroi që do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore dhe punonjësit në arsim, për të vlerësuar situatën në të ardhmën.

“Unë si ministër, që nga dita e sotme do të jem në komunikim të vazhdueshëm nga e hëna deri të premten me të gjitha shkollat për të parë lëvizjen nga aspekti edukativo-arsimorë nga të dhënat që na japin ata. Të dhënat tjera besoj se janë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ato do ti përpunojmë, por për ne do të jetë i rëndësishëm edhe fakti përveç infektimeve pozitive, të shohim edhe me viruset tjera siç e kemi lëvizjen”, tha mes tjerash Shaqiri.

Të fundit