11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çmimi i mishit të pulës mund të shtrenjtohet deri në 200 denarë për kg

Çmimi i mishit të pulës mund të shtrenjtohet deri në 200 denarë për një kilogram, thotë Goce Trajçev, kryetar i Grupacionit të prodhuesve dhe ripërpunuesve të mishit pranë Dhomës Tregtare të Maqedonisë.

Sipas tij, si grupacion kanë qenë të gatshëm për ngritjen e çmimit të mishit e cila ka filluar nga gjysma e dytë të vitit të kaluar dhe ende vazhdon.

“Çmimi asnjëherë nuk ka lëvizur në linjë të poshtme. Një kilogram file pule në qershor ishte 120 denarë, tani është 190 denarë, ndërsa paralajmërimet janë se do të arrijë 200 denarë”, thotë Trajçev në emisionin “24 analiza”.

Ai deklaroi se që vitin e kaluar kanë paralajjmëruar për këto gjendje deri te autoritetet kompetente dhe deri te Ministria e Ekonomisë, por atëherë janë kritikuar se po krijojnë panikë pa nevojë për efekte inflatore.

“Paralajmëruam që vitin e kaluar se do të ketë rritje për 30-40 %. Pse u fillua me këtë masë kur në nivel të Dhomës së Tregtarëve dhe institucioneve kompetente na u tha se kjo masë nuk planifikohet, e më pas e pamë se po zbatohet. Situata është serioze, veçanërisht me çmimin e rrymës por kjo nuk është e vetmja”, thotë Trajçev./Zhurnal/

Të fundit