Organizata joqeveritare NISMA 68″, me rastin e njëvjetorit të vajtjes nẽ amshim të atdhetarit dhe intelektualit – Xhemil Daci, organizoi homazh per të ndjerin.
Homazhi I sotëm, sipas shokëve të tij, përputhet me njërën prej momenteve më historike në historinë e shqiptarëve me demostratat e Vitit 1981, por edhe me zhvillimet e lëvizjet tjera dramatike shqiptare ndër vite.
XHELAL ZEJNELI –
“Ti ishe një ndër mohikanët e fundit, një prej simboleve të fundit të dimrit të madh të vitit `68. Ju dhe ata para jush, si dhe ata pas jush I dhatë histori këtij populli fisnik dhe bujar që nuk I ka borxh askujt. Ti Xhemil, je në panteonin e shqiptarisë. Të nderuar anëtarë të Familjes së Xhemil Dacit, miq dhe bashkëpunëtorë të tij, shokë të idealit, përkatësisht ish-të burgosur politik, u bënë një vit nga vajtja e birit të shtrenjtë të këtij populli, Xhemil Dacit, në botën e dritës së amshimit”
Shokët e tij të idealit thanë se Xhemil Daci ka patur një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e OJQ “Nisma 68” përmes së cilës ishin ndërmarrë aktivitete për të rikujtuar ngjarjet e krenarisë shqiptare ndër vite.
AMET ZEQIRI – OJQ “NISMA 68”
“OJQ NISMA që u formua më 2018 kurse Kryetar i parë dhe I fundit ishte Xhemil Daci. Ai e organizoi dhe na mblodhi neve dhe formuam këshillin e OJQ-së. Menjëherë filluam me aktivitete”
Anëtarë të familjes së Xhemil Dacit, miqtë, shokë, farefisin dhe sidomos shokët e idealit të cilët morën pjesë në këtë ceremoni pērkujtimore, u zotuan se “Historinë kurrë nuk do ta lëmë në harresë”.







