Të tjera lajme

Arrestohet një 18-vjeçar nga Tetova që kërcënoi me vendosje bombash dhe vrasje në një shkollë të mesme

Mbrëmë (12/13.03.2026), në SPB Tetovë, disa profesorë nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë raportuan se kishin marrë informacione nga prindër të nxënësve se M.R. kishte dërguar mesazhe kërcënuese ndaj nxënësve, duke paralajmëruar se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në shkollë.

Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe, pas urdhrit të gjykatës, është kryer kontroll në fshatin Pallaticë të Tetovës, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.R. (49). Gjatë kontrollit janë gjetur disa sende që i përkasin djalit të tij M.R. (18), për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.

M.R. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Të fundit