01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nivelet e lumenjve nën mesataren për në maj

Një pjesë më e madhe e lumenjve në vend janë me nivel të ulët në krahasim me mesataren për në maj, tregojnë matjet e sotme hidrometeorologjike të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Dyfish është ulur niveli i lumit Strumicë afër Novosellës, ndërsa pothuajse dyfish në lumin Lepemc. Nën mesataren janë edhe nivelet e ujit të Vardarit, Treskës, Pçinjës, Kriva Rekës, Drinit të Zi dhe Sateskës.

Rritje vetëm prej gjashtë centimetra shënohet afër lumit Babuna afër Bogomillës.

Te tre liqenet natyrore, nivelet janë mbi mesataren për në maj, por devijim më të madh ka afër Liqenit të Dojranit i cili pothuajse është tre centimetra mbi mesataren. ar/

Të fundit