23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

NJË AUTOBUS ELEKTRIK PREZANTOHET NË TETOV | VIDEO

Ky autobus kushton rreth 300 mijë euro dhe është prodhuar në Turqi. Është autobus elektrik dhe ekologjik. I njejti plotëson të gjitha standardet ekologjike dhe nëse komuna e Tetovës siguron mjete atëherë të njejtin mund ta blejë për vitin e ardhshëm. Performansat e tij janë prezantuar në rrugët e Tetovës nga ana e përfaqësuesve të kompansië Auto Maqedonia.

“Në kushte të ditëve të sotme kur kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, autobusi është treguar shumë ekonomik. ndoshta dhe tri herë vozitje më ekonomike me rrymë elektrike se sa vozitja me dizel. Në një vozitje të autobusit dhjetëra kilometra ka harxhuar energji elektrike prej 100 denarëve. Beneficioni jo vetëm që është sa I përket vozitjes ekonomike po ashtu ka edhe beneficione ekologjike, pasi që kemi zero emitim të gazrave të dëmshëm, zero zhurmë nëpër qytet.Poashtu edhe mirëmbajtja e autobusit është shumë e lirë pasi që nuk ka nevojë për ndrrim të vajrave, filtrave por vetëm bateria e cila ka garancion prej tetë vitesh”, tha Vladimir Stojanovski nga kompania Auto Maqedonia.

Nga ndërmarrja Tetova-Transport në Tetovë nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të sigurohen autobus të këtillë me rrymë elektrike. Nëse komuna e Tetovës vendos të pajisë ndërmarrjen Tetova-Transport me autobus elektrike me siguri se do të kërkojnë subvencionim nga qeveria, edhe pse përfaqësues të kompansië Auto Maqedonia, thonë se mundësia është që përmes lizingut të sigurohen këta autobus.

“Vërejtëm se është ekologjik, nuk bën ndotje të ajrit, në të ardhmen mendojmë që si komunë do të duhet të pajisemi me autobus të këtillë ekogjik pasi që është ekonomik, harxhon rrymë por mendoj se do harxhimet do të jenë më të vogla në krahasim me të tanishmet” tha Rafiz Medija drejtor i Ndërmarrjes Tetova-Transport.
Ditë më parë, kjo ndërmarrje kërkoi ndihmë nga komuna e Tetovës në vlerë prej 3 milion denarë me qëllim që të mbulojë shpenzimet.Çmimi I biletës një drejtim është 20 denarë, ndërsa çmimi I karburantëve është rritur shumë, prandaj edhe është kërkuar ndihmë nga komuna.

Nga kjo ndërmarrje njoftuan se me këtë ndihmë që është siguruar nga komuna e Tetovës, deri në fund të vitit do të mund të mbulojnë shpenzimet elementare.

 

Të fundit