27/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një djalë 29-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Pletvarit në rrugën Prilep-Gradsko

Një djalë 29-vjeçar nga Prilepi ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë vonë në afërsi të Pletvarit në rrugën Prilep-Gradsko afër fshatit Oreovec.
Sipas informacioneve ende jozyrtare, aksidenti ka ndodhur kur një veturë e regjistruar në Prilep dhe një kamion cisternë janë përplasur në rrethana ende të paqarta. Djali ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident. Për shkak të kontrollit, komunikacioni në drejtimin rrugor Prilep – Gradsko është ndërprerë për një kohë të shkurtër dhe pas disa orësh policia ka hapur një korsi.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Të fundit