Kina është e njohur për libraritë e saj futuriste dhe falë Li Xiang të firmës së dizajnit Xi+Living, provinca Jiangsu ka një vend të ri modern për të blerë libra. Brenda ka struktura të mëdha tre-dimensionale që të kujtojnë instrumentet astronomike.
Këto unaza qiellore janë pikat qendrore të librarisë. Unazat e ndërthurura zënë hapësirën dhe janë të mbushura me imazhe librash që duket se sfidojnë gravitetin.
Të bëra nga materiale tradicionale prej druri, strukturat e mëdha ofrojnë një kontrast me dritaret e mëdha prej xhami.
Tavanet e pasqyruara zgjerojnë mjedisin, duke lejuar vizitorët të ndjehen sikur po udhëtojnë nëpër një hapësirë të pafundme.
Koncepti i hapësirës së jashtme shtrihet në zonën e fëmijëve, ku raftet shumëngjyrëshe të librave në formën e raketave, astronautëve dhe planetëve lejojnë të ndezë imagjinatën e lexuesve të vegjël.