22/04/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Një mundet” organizon aksion donatorësh për familje me një prind në rrezik

Organizata “Një mundet” prej sot fillon aktivitete të nxitura nga gjendja e jashtëzakonshme për mbështetje të familjeve me një prind në rrezik. Përmes kësaj iniciative e cila mbahet nën moton “Bashkë në gjithçka!-Ndjeshmëri solidaritet, shpërndarje”, organizata iu bën thirrje të gjitha kompanive që të donojnë të mira ushqimore, higjienike dhe dezinfektuese.

“Iniciativa “BASHKË NË GJITHÇKA!-SOLIDARITET, NDJESHMËRI, SHPËRNDARJE” ka fushatat e saj në të cilat do t’i bashkojë të gjitha kompanitë të cilat do të donojnë, do t’iu japë mirënjohje për pjesëmarrje në mision fisnik dhe të mirat e grumbulluara do t’i drejtojë kah familjet më të ndjeshme, ndërsa të gjitha aktivitetet mund të ndiqen publikisht në faqen e tyre në Fejsbuk: https://www.facebook.com/onecanednamozhe/. Sa më shumë që grumbullohen, aq më shumë tryeza do të mbushen dhe aq më shumë gra dhe fëmijë do të kenë qasje drejtë mjeteve dezinfektuese, higjienike dhe do të mund të vetëmbrohen nga Një mundet! Pakot e donuara do t’iu dorëzohen deri te pragjet e shtëpive të tyre”, theksoi Doroti Paçkova, eksperte për çështje gjinore dhe udhëheqëse e “Një mundet!”.

Ata që dëshirojnë të donojnë mund të vendosin kontakt me përfaqësues të organizatës në emajllin [email protected] ose në numrin e telefonit gjatë orarit të punës:071/936497, në dy ad hok punktet të Një mundet! – ose në Karposh 1 ose në Aerodrom.

Këto aktivitete, siç bëjnë të ditur nga organizata, janë inicuar nga shumica e paraqitjeve dhe kërkesave për mbështetje nga ana e grupit që është cak – nënat vetushqyese, gratë dhe vajzat e diskriminuara dhe viktima të dhunës. Në mesin e kërkesave për mbështetje, më të shumta ishin ato të nënave me fëmijë të cilët varen vetëm nga ata, ndërsa ishin pjesë e tregut joformal të punës dhe/ose kanë mbetur pa punë ose burime të financimit për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e shkaktuar nga Kovid-19.

Të fundit