22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një objekt hotelierik në Tetovë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Më 17.01.2024, në ora 17.10 në SPB-Tetovë, personi me inicialet Z.R.(42) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 14.50 në objektin e tij hotelierik në Tetovë, personat me inicialet F.D., M.N. dhe Z.S. kanë dëmtuar një pjesë të inventarit, e kanë sulmuar fizikisht atë, nga punonjësi me kërcënim kishin marrë para, ndërsa para ndërtesës me një objekt të fortë kanë dëmtuar një automjet pasagjerësh “Audi a7” me targa të Shkupit, pronë e personit me inicialet Sh.J.(41) nga Shkupi, që ishte mysafir në objektin hotelierik. Pas masave të marra u konstatua se F.D. ishte një person me probleme shëndetësore, pas së cilës efektivët policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar dhe dërguar në një institucion shëndetësor në Shkup. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasoj edhe parashtresë përkatëse.

Të fundit