05/05/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një person është lënduar në një aksident në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër

 

Nga përplasja e dy automjeteve, në aksin rajonal rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër një person është lënduar rëndë.

Aksidenti ishte denoncuar rreth orës 7:45. Sipas informacioneve të para të MEDIAL-s, në afërsi të udhëkryqit në vendin Strezimir janë përplasur vetura “opel korsa” me targa të Gostivarit dhe vetura “folksvagen kedi” e drejtuar nga A.L. (29) nga fshatin Prisojnicë.

Në aksident lëndime ka marrë B.J. i cili është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.

Po vijon ekspertiza në vendin e ngjarjes që po bëhet nga Reparti i Punëve të Brendshme në Gostivar, ndërsa komunikacioni në këtë aks rrugor është ndërprerë. fc/

Të fundit