11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Kumanovë, është gjetur gjatë shuarjes së zjarrit

Qendra rajonale për menaxhimin e krizave Kumanovë njoftoi se zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve nga NjTZ Rankovcë gjatë një intervenimi nga ora 20:30 deri në ora 00:10 në atarin e fshatit mbrëmë gjatë fikjes së zjarrit në ambient të hapur kanë gjetur një të moshuar të lënduar, transmeton Portalb.mk. 

Është djegur bar i thatë me sipërfaqe rreth 0.4 hektarë.

Ekipi SPB dhe ekipi mjekësor kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
moshuari i plagosur ka humbur jetën, me shumë gjasa për shkak të mbytjes nga tymi.

Informacion më të detajuar do të ketë pas përfundimit të hetimeve.

Sipas raporteve të Qendrave Rajonale për Menaxhimin e Krizave, QMK bën me dije se në vend ka ende zjarre në pyje dhe bimësi të hapur.

Nga dhjetëra zjarre “dimërore” në ambient të hapur në 24 orët e fundit, tre janë ende aktive: mbi fshatin Leshnicë (Komuna Zhelinë), zjarri në malin Zheden dhe zjarri pyjor në atarin e fshatit Jamishte (Komuna Probishtip). Situata monitorohet nga ekipet e angazhuara kompetente.

Kujtojmë se në ditët e fundit janë regjistruar 20 zjarre në ambiente të jashtme. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Krize, janë djegur pyje me kërcell të ulët dhe bimësi tjetër, si dhe zjarrfikësit po shuanin mbeturinat dhe djegien e kontejnerëve. Zjarret janë vërejtur pothuajse në çdo pjesë të vendit, në Malin Sharr dhe në malin Zheden, në rrethinën e Shkupit, Prilepit, Ohrit, Velesit, Dellçevës, Kumanovës, Tetovës, Çeshinovës… Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura me moti i ngrohtë dhe fillimi i punimeve bujqësore dhe përgatitjet e kullotave, që në vendin tonë tradicionalisht bëhen me djegien e kashtës.

Të fundit