01/03/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një qendër tregtare po digjet edhe në Sarajevë

Në tregun “Heko” në Sarajevë sot ka rënë zjarr të cilin ende nuk kanë mundur ta shuajnë zjarrfikësit e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (PVB) të Kantonit të Sarajevës, transmeton Klix.
Siç kanë thënë për “Klix” nga Brigada Profesionale e Zjarrfikësve të Kantonit të Sarajevës, menjëherë pas raportimit për zjarrin, në vendngjarje janë dërguar dy zjarrfikëse.
Zjarrfikësit e kanë lokalizuar shumë shpejt zjarrin dhe tani po punojnë për shuarjen e plotë të tij”, thonë nga Brigada e Zjarrfikësve.
Nga aty shtojnë se në ndihmë ka mbërritur edhe një zjarrfikës i tretë dhe se së shpejti zjarri do të shuhet plotësisht.

Të fundit