30/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një shtetas i Holandës arrestohet në një hotel në Strugë hyri ilegalisht në Maqedoni

Një shtetas 35-vjeçar i Holandës ka hyrë ilegalisht në Maqedoni. Ardhja e tij në vend nuk është regjistruar në asnjë pikë kufitare në vend.

Pasi ka hyrë ilegalisht ka ardhur në Strugë, ku është regjistruar dhe ka qëndruar në një hotel.

Policia e gjeti holandezin në hotel dhe pas kontrollit u konstatua se ai nuk kishte asnjë vulë për hyrjen në vend dhe as të dhëna për kalimin e kufirit.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet:

“Me datë 18.05.2023 rreth orës 14:00 nga një hotel në Strugë, zyrtarë policorë nga Strugë kanë ndaluar A.H.D.M.(35) nga Holanda, pasi më parë kishte hyrë ilegalisht në vend.

Ai iu dorëzua oficerëve të policisë së krimit ndërkufitar dhe imigracionit në Qendrën Rajonale të Çështjeve Kufitare Perëndim. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”.

Përveç se do ketë flet paraqitje , holandezi ka gjasa  të dëbohet nga vendi dhe gjithashtu mund të marrë një ndalim për rihyrje.

Të fundit