Një aeroplan Boeing 757 humbi rrotën e përparme para se të ngrihej në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, sipas zyrtarëve të aviacionit amerikan.
Sipas një raporti paraprak nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), avioni i Delta Air Lines ishte përgatitur për të fluturuar në Bogota, Kolumbi, më 20 janar, kur “rrota u shkëput”.
Pasagjerët mundën të zbrisnin nga avioni pas incidentit, i cili ndodhi rreth orës 11:15 të mëngjesit, dhe u kthyen me autobus në terminal, ka konfirmuar FAA. Nuk raportohet për të lënduar, shkruan CNN.
Delta Air Lines ka lëshuar një deklaratë që konfirmon incidentin./vizionplus.tv