Nga viti 2015 kur në Tetovë ndotja e ajrit kishte tejkaluar të gjitha kufijtë e lejuar, prej atëherë e këndej, gjithnjë në rajonin e Tetovës ka më pak ndotje.Këtë e tregojnë statistikat e Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, prej nga thonë se gjatë vitit 2023 ka patur 89 ditë me ajër të ndotur, ose është tejkaluar kufiri I lejuar që është 50. Brenda një viti sipas parametrave nuk duhet që të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur. Megjithatë, edhe pse ka ende shumë ditë kur ajri është I nodtur megjithatë këta statistika tregojnë një përmirësim të gjendjes me ajrin e ndotur. Për dallim prej vitit 2023, sipas të dhënave në vitin 2022 ka pasur 108 ditë me ajër të ndotur, në vitin 2021 gjithsej 132 ditë me ajër të ndodtur, kurse në vitin 2020 gjithsej në 138 ditë kanë qenë të tejkaluara limitet e grimcave PM 10.Gjendja më e rëndë ka qenë në vitin 2015, kur nga 365 ditë, në 350 prej tyre ka pasur prani të lartë të grimcave të dëmshme në ajrin e Tetovës. Por, mjekët thonë se edhe përskaj kësaj situate nuk duhet që të jemi të kënaqur dhe duhet që të punohet akoma më shumë që të përmirësohet gjendja.Sipas tij, përmirësimi I cilësisë së ajrit ka të bëjë edhe me implementimin e masave kundër ndotjes,sidomos me subvencionet për inverter, subvencionimi i peletave, ka rritje të hapësirave të gjelbërta.Kjo, thotë Davidovski nuk duhet që të na kënaq, sepse megjithatë ende jemi dyfish më lartë se sa parametrat e lejuara normale, ngase në Evropë këto parametra nuk guxojnë të tejkalojnë kufirin prej 20. Nga ana tjetër, në uljen e ndotjes sipas ekspertëve kanë ndikuar edhe kushtet klimatike, por ndotësi kryesorë mbetet përdorimi i drurit si lënd ë djegëse për ngrohje.Ai është shprehur se ndotja edhe në të kaluarën ka qenë e lartë por nuk ka patur monitorim adekuat të cilësisë së ajrit.Kjo, sipas tij, ndikon edhe tek personat me sëmundje kronike, tek personat që kanë probleme me organet e frymëmarrjes si dhe fëmijët. Këshillohet që gjatë kësaj periudhe qytetarët të mbajnë maska me qëllim që të mbrohen edhe nga përhapja e virozave por edhe nga ndotja e ajrit.TV KOHA