Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujrave Njësia Rajonale në Tetovë njofton bujqit që kanë paraqitur kërkesa për pagesa direkte për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024 për kulturat kopshtare, drithore dhe për pemtari se në periudhën prej 12 nëntorit deri më 25 dhjetor 2024 do të mund të paraqesin kërkesa për pagesa shtesë direkte për kulturat kopshtare, drithore dhe për pemtari në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujërave, Njësia Rajonale në Tetovë njofton bujqit që kanë paraqitur kërkesa për pagesa direkte për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2023 dhe nuk i kanë t;rhequr kartelat për naftë të gjelbërt mund të vijnë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujërave, Njësia Rajonale Tetovë, që të tërheqin kartelat për naftë të gjelbërt dhe të njetat do të mund të shfrytëzohen deri 30 prill 2025./TV KOHA/







