05/03/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nju-Jork Tajms”: Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 është 15 herë më i madh se statistikat zyrtare

Numri i vdekjeve si pasojë e Kovid-19 në Ekuador është ndër më të mëdhenjtë në botë dhe vlerësohet se 15 herë më shumë njerëz kanë vdekur sesa statistikat zyrtare.

Sipas “Nju-Jork Tajms” fotografitë e trupave të pajetë nëpër trotuare, të hedhura në karroca ose në arkivole kartoni, tregojnë se vendi është shkatërruar nga pandemia me koronavirusin e ri.

Në Ekuador nga 1 marsi deri në 15 prill, 7.600 njerëz kanë vdekur, që është 15 herë më shumë në krahasim me mesataren e viteve të mëparshme. Kjo është në kundërshtim me pretendimet e autoriteteve që si pasojë e pandemisë kanë vdekur 503 njerëz.

“Nju-Jork Tajms” raporton se numri i vdekjeve është trefishuar në dy javët e para të prillit.

Sipas të dhënave zyrtare, në Ekuador të infektuar me koronavirusin e ri janë 11.183 persona, ndërsa të shëruar janë 1.328 persona.MIA

Të fundit