27/05/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk do të mblidhet Kuvendi, përbërje e re e deputetëve pas zgjedhjeve

Nuk ka kushte që sërish të mblidhte Kuvendi, ndërsa përbërje e re të deputetëve do të ketë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Gjykata kushtetuese dje në takim pune e refuzoi iniciativën e gjykatësit Osman Kadriu, sërish të vlerësohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

“Nuk ekzistojnë kushte për pranimin e iniciativës së gjykatësit Osman Kadriu për inicimin e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.43/2020), njëzëri vendosën gjykatësit e Gjykatës kushtetuese në takim pune”.

Nuk do të mblidhet Kuvendi, përbërje e re e deputetëve pas zgjedhjeve

Kjo është për arsye, siç thonë nga Gjykata kushtetuese, që në rastin bëhet fjalë për punë të gjykuar që do të thotë se Gjykata tani më është deklaruar për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij vendimi të Kuvendit në lëndën U.nr. 40/2020, në seancën e mbajtur më 8 dhe 15 prill të vitit 2020, kur me shumicë votash vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj. Me këtë rast, siç theksojnë nga Gjykata, atëherë në debat janë marrë parasysh edhe rrethanat në të cilat shprehet iniciativa.

Gjykata kushtetuese nuk do ta vlerësojë as kushtetutshmërinë e vendimit të parë të presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet e cila u soll më 18 mars.

Gjykatësit kushtetues vlerësuan se iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit është pa bazë sepse ajo tani më nuk është në fuqi, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme në cilën bëhej fjalë ka përfunduar.

Presidenti Pendarovski më 16 prill dolli vendim të ri për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe 30 ditë. Edhe për këtë vendim është parashtruar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë para Gjykatës kushtetuese. fb/

Të fundit