Transporti publik në Londër do të duket shumë më ndryshe sesa para epidemisë, kur njerëzit do të kthehen në punë sepse numri i përdoruesve do të zvogëlohej për 85 për qind.
Autoritetet theksojnë se për shkak të masës së respektimit të distancës fizike, transporti urban i Londrës do të mund të përdoret nga 13 deri në 15 për qind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve në kushte normale.
Përdoruesit e transportit publik në Londër do të jenë 85 për qind më pak, madje edhe kur të gjitha automjetet janë në qarkullim, përfshirë edhe metronë dhe autobusët, njoftojnë mediat britanike. mb/