14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Obama refuzon postin në administratën e Bidenit: Po e pranova, më lë gruaja

Ish-presidenti Barack Obama nuk do ta pranojë një vend në administratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një intervistë sot për CBS-in, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë Bideni kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Bideni nuk ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si kjo”, tha Obama.

I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do të bënte kurrë disa gjëra pasi gruaja e tij Michelle do ta linte menjëherë.

Të fundit