06/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Fitorja në luftën me pandeminë nuk varet nga vaksina

Evropa mund të jetojë me Kovid-19 edhe pa vaksinë nëse arrin t’i kontrollojë vatrat me masa të jashtëzakonshme të lokalizuara, deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge.

“Dita kur do ta festojmë fitoren mbi pandeminë, ajo nuk do të jetë vetëm sepse kemi vaksinë. Kjo do të ndodhë kur do të mësojmë të jetojmë me pandeminë, e kjo mund të jetë që nesër”, tha Kluge në intervistën për “Skaj Njuz”.

Në pyetjen nëse sërish pret vendosje të masave të jashtëzakonshme më të ashpra për shkak të valës së dytë të pandemisë, Kluge u përgjigj negativisht.

“Jo, unë jam optimist. Megjithatë, nuk përjashtoj vendosjen e masave të jashtëzakonshme lokale në rajonet me vatra”, theksoi ai. ar/

Të fundit