03/05/2024
10.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Testet pozitive tek të shëruarait nga Kovid-19 më shumë lidhen me rikuperimin sesa me infektim të sërishëm

Rastet e paraqitura të të infektuarve me Kovid-19 të cilët janë shpallur të shëruar dhe më pas sërish kanë pasur rezultat pozitiv, në të vërtetë lidhen me qelizat të cilët kanë mbetur në mushkëri pas shërimit, informon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Mediumet franceze theksojnë se kjo, si duket, e hedh poshtë mundësinë se bëhet fjalë për infektim të sërishëm.

Para disa javësh dhjetëra raste me pacientët e shëruar të Koresë Jugore, të cilët kanë pasur rezultat pozitiv, kanë ngritur seri çështjesh dhe u bënë arsye për shqetësim. Pa i përmendur rastet e Koresë Jugore, OBSH-ja kumtoi se është informuar për këta pacientë.

Para disa ditësh Marija van Kerkov nga OBSH-ja siguroi se qelizat e vdekura në mushkëri janë arsye për testet e tilla pozitive.

Edhe pse hulumtimi tregon se tek personat e infektuar paraqiten antitrupa tre javë pas infektimit, kjo nuk jep përgjigje për çështje të rëndësishme – nëse jemi imun pas infektimit me koronavirusin e ri, ndërsa nëse përgjigja është po, deri në çfarë shllake dhe për cilën periudhë? fb/

Të fundit