21/04/2024
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Ali Ahmeti nuk lexon anketa – e vendosin qytetarët largimin e BDI-së nga skena politike

Osmani për pjesëmarrjen e VV-së: Do ta legjitimojë edhe pjesëmarrjen e Serbisë dhe Bullgarisë në zgjedhje

Osmani për TV21 ka folur për paralajmërimin se në zgjedhjet e radhës në Maqedoninë e Veriut, do të marrë pjesë edhe partia në pushtet në Kosovë – Vetëvendosje, përcjell Nistori.

Osmani thotë se kjo nuk paraqet risi, megjithëse përvoja paraprake – si me kandidatin për president – Blerim Rekën ka dëshmuar se nuk pati ndonjë impakt.

“Kishim ish ministrin e Kosovës kandidat për president, edhe pse dinamikë tjetër, zotëri Reka dhe angazhimi i tij nuk ka krijuar ndonjë impakt te populli shqiptar, sepse skena politike shqiptare është e konsoliduar”, tha Osmani.

Por në rafshin rajonal, Osmani tha se angazhimi i VV-së mund të sjellë impakt më të madh dhe të legjitimojë pjesëmarrjen e shteteve rajonale në zgjedhjet në Maqedoni.

“Në anketat e maqedonasve vend më miqësor paraqitet Serbia. Presidenti Vuçiq është mjaft popullor në Maqedoninë e Veriut. Po që se krijohet një praktikë e tillë, e angazhimit të faktorëve politikë në rajon, kujtoj se do të nis një kompeticion rajonal. Bullgarët sigurisht se nuk do e lenë terrenin zbrazët nëse serbët pretendojnë se ka një legjitimim të pjesëmarrjes aktive dhe do t’i tollovit dinamikat, të cilat në Maqedoni janë stabile në marrëdhëniet ndëretnike”, shtoi më tej Osmani.

Gjithashtu shtoi se kjo do të ndikonte edhe në fragmentimin e skenës politike shqiptare.

“Ne kemi thënë se nuk ka nevojë për më shumë subjekte politike. Partia e tretë vetëm se do ta fragmentonte skenën politike shqiptare”, përfundoi Osmani.

“Ali Ahmeti nuk lexon anketa dhe as rrjete sociale” – Osmani tregon se kur do të largohet BDI nga skena politike

A do të largohet BDI-ja nga skena politike shqiptare në Maqedoni dhe të krijojë hapësirë për parti të tjera?

Duke u përgjigjur në këtë pyetje, zëdhënësi i BDI-së, Osmani tha se për këtë vendosin qytetarët në zgjedhje.

Ai shtoi se qytetarët kanë sjellë BDI-në në këtë pozitë, falë politikave të liderit Ali Ahmeti.

“Në demokraci nuk vendosin politikanët se kujt do t’i krijohet hapësirë, vendosin qytetarët se kujt do t’i krijohet hapësirë. Gara politike është e barabartë. Askush në Maqedoni nuk mund të akuzojë se kemi terren të rrafshët për zgjedhje, se favorizohet një subjekt politik apo tjetri. Unë mendoj se shqiptarët kanë parë diçka te BDI: konsistencën e kryetarit Ahmeti. Shikoni partitë tjera – bazohen në anketa. Kryetari Ahmeti as nuk lexon anketa, as rrjete sociale. E ka një vizion që e ka skicuar para 20 vjetësh – që Maqedonia duhet të jetë shtet i barabartë i popullit shqiptar dhe maqedonas. Në bashkëqeverisje, në një shtet pjesë e NATO-s, pa çështje të hapura me fqinjët dhe pjesë e BE-së. Ky është misioni i tij”, shtoi Osmani.

Osmani tregon vijat e kuqe të BDI-së për koalicionim në zgjedhje

Osmani ka zbuluar vijat e kuqe të partisë së integristëve për bashkëpunim në zgjedhjet e radhës në Maqedoninë e Veriut.

“Komuniteti ndërkombëtar na njeh si gardianët e tre marrëveshjeve ndërkombëtare: të Ohrit, të Prespës dhe të Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Këto tre marrëveshje janë shtylla e Maqedonisë së Veriut. Pa cilëndo marrëveshje, Maqedonia e Veriut nuk është ajo që duhet – këto janë vijat e kuqe tonat”, deklaroi Osmani.

Ne nuk kemi partner strategjik dhe ideologjik, por orientim euroatlantik, shtoi më tej Osmani.

Osmani për çështjen e Kosovës: Zgjidhja më e mirë, decentralizimi i pushtetit

“Jam kundër një marrëveshje me zgjidhje territoriale dhe kjo është qasja që e kam proklamuar edhe në takime ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”, kështu ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bërë të ditur se shtrirja e marrëveshjeve për zgjidhjen e konflikteve në rajon, kalojnë nga Marrëveshja e Ohrit të 2001 deri te Marrëveshja e Dejtonit.

Sipas Osmanit, zgjidhja ideale është ajo e decentralizimit të pushtetit, që ndodhi në Maqedoni me Marrëveshjen e Ohrit.

“Politika strategjike krijohet me kokën akull dhe me zemrën e zjarrtë. Do të thotë gjakftohtë, por me shumë pasion”, tha Osmani mes tjerash.

Osmani për sigurinë në Kosovë: Ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm

Osmani, deri vonë edhe kryesues i njërës prej organizatave më të fuqishme në botë – OSBE-së ka folur për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit të 2023, në veri të Kosovës.

Ai, në rolin e shefit të diplomacisë së një shteti anëtar edhe i NATO-s thotë se ka informacione se ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm të situatës në Kosovë.

“Unë tash jam edhe ministër i NATO-s dhe kam qasje në të gjitha informacionet konfidenciale të NATO-s. Pikëpamja jonë si NATO është se nuk ka një rrezik iminent të menjëhershëm, mirëpo se ka lëvizje që mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm dhe ajo është e vërtetë. NATO e ndjek me vëmendje edhe si vend i rajonit që jemi drejtpërdrejt të interesuar për të pasur paqe në rajon, por edhe si anëtar i NATO-s që ndjek me vëmendje të gjitha këto lëvizje. Konstatimi është ky”, deklaron ministri i MPJ. /Nistori/

Të fundit