20/06/2024
29.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Korridori 8 momenti i katërt historik për RMV-në

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke komentuar ndryshimet kushtetuese, nga Uashingtoni, tha se me formimin e Komisionit tashmë ky proces është lansuar edhe formalisht.

Sipas tij, formulimet e amendamenteve do të ndikojnë që e gjithë propaganda e opozitës të bie në ujë.

“Do të shihet se ndryshimet kushtetuese vetëm se përforcojnë karakterin multietnik të vendit, pasurojnë shoqërinë tonë dhe imazhin e vendit para botës dhe se e gjithë frika e krijuar ka pasur qëllim arritjen e pushtetit, duke keqpërdorur emocionet, shqetësimet e qytetarëve për të ardhmen e vendit”, tha Bujar Osmani.

Në intervistën për “Zërin e Amerikës”, Ministri Osmani ka komentuar edhe debatet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Këtë projekt ai e ka quajtur momentin historik të katërt për vendin, pas pavarësisë, Marrëveshjes së Ohrit dhe anëtarësimit në NATO.

“Për çështje të mëdha ka edhe debate të mëdha. Në fund do të mbetet vetëm projekti, vetëm autostrada dhe mundësia që qytetarët për një orë të mbërrijnë në Ohër. Nuk do të mbetet asnjë dilemë pa u sqaruar. Me zgjedhjen e kompanisë amerikane për projektin më të madh vendi ka treguar orientim strategjik, por edhe garanca për transparencë dhe ndershmëri të të gjithë projektit”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Ndërkohë, partia “E Majta” me 6.664 amendamente në Kuvend do të përpiqet t`i ndalojë propozim-ligjet që lidhen me marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” për Korridorin 8 dhe 10D, të cilët Qeveria me flamur evropian I dorëzoi në Kuvend për të shmangur bllokimin e opozitës.

Të fundit