14/06/2024
22.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Osmani: Shtabi qeveritar i krizës diskutoi që ora policore të zgjasë nga ora 19:00 deri 05:00

Shtabi qendror i krizës i formuar për masat kundër koronavirusit Kovid- 19 sot ka diskutuar mbi ndryshimin e kohëzgjatjes së orës policore prej 19:00 deri ora 05:00, ka bërë të ditur në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Pas shfaqjes së koronanvirusit në Maqedoninë e Veriut, fillimisht ora policore nisi të zbatohet prej orës 21:00 deri ora 05:00, apo ky vendim ka zgjatur disa ditë dhe pastaj është zëvendësuar me kohëzgjatje të orës policore nga 16:00 deri ora 05:00.

Njëherësh nga Qeveria në disa raste, madje kanë informuar se lehtësimi i masave restriktive do të fillojë të zbatohet pas 1 majit. fab/

Të fundit