27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pacientët me fibrozë cistike të moshës mbi 26 vjeç ndihen të diskriminuar, deputetët s’votuan në favor të tyre

Në Kuvend në rend të ditës ishin ndryshimet ligjore, me të cilat pacientët me fibrozë cistike mbi 26 vjeç nuk do të duhet të paguajnë më nga xhepi të gjitha barnat e tyre, por shteti do ta mbulojë atë kosto. Me këto barna të cilat pacientët me fibrozë cistike i marrin çdo muaj, trajtojnë vetëm simptomat. Mirëpo këto ndryshime ligjore nuk kanë kaluar në Kuvend, shumica e deputetëve ka votuar kundër. Kështu që pacientët me fibrozë cistike mbi 26 vjeç duhet të paguajnë privatisht për antibiotikë, enzima, vitamina, të gjitha vetëm për t’i mbajtur ato të qëndrueshëm. Sipas pacientëve shpenzimet bazike mujore janë rreth 7.000 denarë.

Të fundit