20/05/2024
21.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1742

Krerët e BE-së pritet të vendosin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Në Bruksel pasdite fillon Samiti dyditor i liderëve të BE-së ku pritet të diskutohet edhe vendimi për fillim e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka arritur kompromis në lidhje me këtë çështje, kundërshtimi kryesor vjen nga Franca e cila konsideron që së pari duhet të reformohet procesi i bisedimeve me shtetet kandidate para marrjes së një vendimi. Pjesa më e madhe e shteteve anëtarë të BE-së konsiderojnë se Maqedonia e Veriut duhet të merr datë dhe kështu të ruhet edhe kredibiliteti i BE-së.

Ndërsa për Shqipërinë presidentit francez Emanuel Makron potencoi problemin me kërkesat e mëdha për azil nga Shqipëria pasi është hequr regjimi i vizave për këtë vend.

Tani për tani nuk është e qartë nëse zgjerimi do të jetë në rend dite sot ose nesër, kryetari i Këshillit Evropian duhet të precizojë agjendën e bisedimeve nesër.

Kryeministri Zoran Zaev dje në tentimin e fundit të bind liderët evropian të mbajnë premtimin ndaj vendit e ka vizituar Brukselin ku është takuar me komisarin për zgjerim Johanes Han, me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli.

“Pas gjithë asaj që e bëmë jemi të bindur se duhet të marrim vendim për fillimin e negociatave me BE-në tani dhe menjëherë. Jemi të gatshëm për këtë politikisht dhe në mënyrë institucionale. Secila shtyrje do të lexohet si vendim negativ dhe do të ketë pasoja shumë negative, nivel të lartë të dëshpërimit te qytetarët dhe te të gjithë ata të cilët e mbështetën zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, porositi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han.

E kuptojmë, theksoi kryeministri, se disa anëtare kanë nevojë që të hapin debat për metodologjinë e re për negociatat, por të dyja proceset mund të ecin paralelisht.

“Kjo nuk pengon që të marrim vendim për negociata tani dhe menjëherë. Na duhet vendim pozitiv tani dhe menjëherë. Kjo nënkupton për ne proces të ri dhe punë e mundimshme. Pas 10 rekomandimeve të BE-së, përfundimet optimiste të Këshillit të BE-së në vitin 2018 dhe 2019 dhe të gjitha rezultatet dhe reformat, pas gjithë punës që bëmë jemi të bindur se duhet të fillojmë me negociatat”, tha Zaev.

Ai përkujtoi se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ka lidhje me hapjen e kapitujve për BE-në.

“Dëshiroj që me qëllim të mirë të tërheq vërejtjen se nëse nuk merret vendimi i pritur pozitiv i merituar për negociata, kredibiliteti i BE-së dhe besimi i qytetarëve tanë mund të vihen në pikëpyetje. Kjo do t’i përforcojë forcat regresive në vendin dhe interesin e palëve të treta në rajon. Për këtë liderë të BE-së mos i shuani yjet e ndritshme drejtë të cilave përpiqemi, mos u bëni pengesë e jona, bëhuni heronjtë tanë”, porositi Zaev.

Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han, nga ana e tij, edhe një herë iu bëri thirrje liderëve të cilët do të takohen nesër në Bruksel që të tregojnë pikërisht lidership për këtë çështje.

“I thatë pritjet tuaja nga liderët, ta vendosim fokusin në fjalën lider, presim lidership. Nëse i shihni arritjet politike në dy vitet e fundit, gati se asnjëri vend në Evropë nuk ka ecur një rrugë aq të gjatë, me reforma dhe masa aq të dhimbshme”, deklaroi Han.

Ai shtoi se qytetarët e vendit e meritojnë këtë perspektivë që të mundet të përmirësohet standardi i jetesës dhe të ulet emigrimi, veçanërisht i të rinjve.

Hani e lavdëroi edhe atmosferën e bashkëpunimit në Kuvend dhe e njohu rolin e luajtur nga të gjithë aktorët e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe përkujtoi se shumica e vendeve anëtare të BE-së “nuk kërkon asgjë përveç se që të japë dritë të gjelbër që të fillojnë të përgatiten negociatat”.

Në Medresesë “Isa Beu” paralelet në Tetovë do të organizohet aksion për dhurimin e gjakut

Organizata Komunale e Kryqit të kuq Tetovë, dhe Instituti i Mjekësisë  për Transfuzion i RM – Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë, me Medresenë “Isa Beu” paralelet në Tetovë, organizojnë aksion të dhurimit të gjakut në:

•   Në hapësirat e Medresesë “Isa Beu” paralelet në Tetovë më datë 24.10.2019 e Enjte, do të organizohet aksion për dhurimin e gjakut me fillim nga ora 11:00 deri më ora 14:00.

Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër fillon nga e para

Gjykimi për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 sot filloi nga e para për shkak të skadimit të 90 ditëve nga mbajtja e seancës së fundit.

Rastin e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Fatime Fetai.

Prokurorja Fetai, në fillim të seancës së sotme, duke e pasur parasysh atë, siç tha, se procedura do të zgjasë më shumë se tre muaj, kërkoi që i akuzuari Nikolla Gruevski i cili për një kohë të gjatë është në arrati të gjykohet në mungesë.

Avokati, Dimitar Dangov tha se duke e pasur parasysh se prej seancës së fundit të mbajtur kanë kaluar mbi 90 ditë, ndërsa edhe se duhet sërish të jepen dëshmi dhe dëshmitarë, Gjykata sërish të vlerësojë se cila dëshmi janë të rëndësishme dhe të parëndësishme me qëllim që procedura të përfundojë më shpejtë.

Mbrojtësi Donço Nakos, tha se i bashkohet propozimit dhe theksoi se me këtë procedura fillon nga e para, ndërsa ka edhe ndryshime në paditësin e autorizuar, i cili tani nuk ka të drejtë t’i përdorë bisedat e incizuara si dëshmi, duke e pasur parasysh atë se atë të drejtë ekskluzive e kishte vetëm Prokuroria Publike Speciale, Gjykata duhet t’u lejojë t’i elaborojnë ankesat e dhëna për dëshmitë e dhëna deri më tani.

Gjykata e pranoi propozimin e prokurorit të gjykohet në mungesë Nikolla Gruevski dhe i refuzoi propozimet e mbrojtjes për anulimin e debatit, për caktimin e një seance të veçantë për elaborimin e ankesave për dëshmitë e dhëna dhe për situatën e sapokrijuar duke e pasur parasysh paditësin e autorizuar.

Prokurorja Fetai tha se nuk ka ndryshim në aktakuzë dhe propozoi që dëshmitë e dhëna dhe dëshmitarët që janë marrë në pyetje vetëm të lexohen.

Mbrojtja e kundërshtoi këtë propozim dhe kërkoi që duke e pasur parasysh që situata ka ndryshuar Gjykata t’u mundësojë t’i marrin në pyetje dëshmitarët.

Gjykata vendosi të lexohen dëshmitë e dëshmitarëve të marrë në pyetje.

Në lëndën “Dhunë në Komunën Qendër” të akuzuar janë më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si edhe ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova dhe tetë persona të tjerë. .

Maqedoni: Thatësira “kërcënon”, numri i bletëve po zvogëlohet

Në korrik dhe gusht të këtij viti bota e bimëve ishte pothuajse e vdekur, nuk kishte lule. Kjo ndikon negativisht te bletët, në zhvillimin e tyre, ndërpritet pjellshmëria, bletët e vjetra vdesin, nuk ka të reja, ndërsa numri i familjeve zvogëlohet, shprehen bletarët duke folur për ndikimin e ndryshimeve klimatike në bletari.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në prodhimin e mjaltit, ato veçanërisht nuk janë të përshtatshme për bletët, thonë bletarët. Sipas tyre, ndryshimet që pasohen nga vera të thata e shumë të nxehta, me reshje shumë të ulëta në vjeshtë dhe pranverë dhe me reshje jashtëzakonisht të ulëta të borës në dimër, reflektohen edhe në bletari.
“Me këto ndryshime problemi i bletarisë nuk pasqyrohet vetëm në rendimentin e mjaltit, nëse është vetëm kjo, atëherë problemi nuk është edhe aq i madh, problemi më i madh është rritja e vdekshmërisë së bletëve gjatë dimrit, si rezultat i mungesës së kullotave gjatë verës. Në korrik dhe gusht të këtij viti bota e bimëve ishte pothuajse e vdekur, nuk kishte lule. Kjo ndikon negativisht te bletët, në zhvillimin e tyre, ndërpritet pjellshmëria, bletë të vjetër vdesin, nuk ka të reja, numri i familjeve të bletëve zvogëlohet”, deklaroi, Ilço Kostadinovski nga Shoqata e bletarëve “Matica” dhe pronar i bletarisë “APIKA” nga Vinica. Ai thekson se rendimentet janë ulur, por bletarët duhet të përkushtohen në mbrojtjen e bletëve, në mënyrë që t’i shpëtojnë ata në këtë kohë të vështirë të ndryshimeve klimatike.

Driton Dikena nga Shoqata “Qyteti Bletëve” thotë se duke e parë lidhjen e ngushtë të bletës me kushtet klimatike, mund të konstatohet se ndryshimet e fundit në klimën botërore, drejtpërdrejt ndikojnë mbi biologjinë dhe filozofinë e bletëve, si dhe në sjelljen e tyre, riprodhimin dhe ciklin e jetesës. “Ndryshimet klimatike çojnë në atë drejtim sa që janë duke e prishur ekuilibrin e bletës dhe lules. Ndryshimet e shpeshta të temperaturës gjatë ditës apo për një periudhë kohore, javë ose muaji, bëjnë që bleta të mos mund të organizohet te mbledh nektarin nga lulja, ku ushqimi kryesor i zhvillimit të kolonisë së bletës, nektari, vihet në rrezik”, deklaroi Driton Dikena, nga Shoqata “Qyteti i bletëve”.
Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se bletët e mjaltit janë të kërcënuar nga shpërthimi i sëmundjeve të reja për shkak të migrimit të disa shkaqeve të sëmundjes nga klimat tropikale në ato të buta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. “Bletarët duhet të monitorojnë më nga afër dhe çdo ndryshim të pazakontë në familjet e bletëve duhet ta raportojnë në shërbimet kompetente veterinare”, thonë për koha, nga Fakulteti i studimeve të Bujqësisë dhe ushqimit në Shkup. Për tu përballuar me ndryshimet klimatike dhe mungesën, gjithnjë e më shumë të bimëve me të cilat ushqehen bletët, bletarët besojnë se do të ishte mirë që të mbillnin akacie, faselie, hikërror, panxhar sheqeri etj, me qëllim që ruhet kualiteti i mjaltit, si dhe të parandalohen kërcënimet nga ndryshimet klimatike. Përndryshe, bletarët e Maqedonisë së Veriut, plasmanin e mjaltit e bëjnë vetëm se në tregun vendor, ndërsa për eksport ata thonë se kanë nevojë edhe për mbështetje nga autoritetet.

Holanda dhe Danimarka lëshojnë pe, vetëm Franca ka bllokuar rrugën e Shkupit drejt BE-së

Franca e ka bllokuar fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut edhe pse BE kishte dhënë fjalën se me arritjen e marrëveshjes historike për emrin me Greqinë, vendi ka siguruar kartën për bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vlerëson portali “Euroaktiv”.
Pasi që në qershor liderët evropian vendosën që të anulojnë marrjen e vendimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për këtë muaj, në takimin e djeshëm të ministrave për Punë të Jashtëm të vendeve të BE-së të vendosin për këto dy vendet.
“Vetëm Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut, ndërsa Holanda dhe Danimarka e kanë mbështetur Shkupin, por kanë kundërshtuar ambiciet e Tiranës. Finlanda propozoi që çështja e Shqipërisë të ndahet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, por Franca nuk u pajtua për këtë”, thuhet në tekst.

Vuçiqit i pengon flamuri shqiptar në zyrën e Kurtit, i drejtohet publikisht ambasadorit britanik

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Këtë reagim të kreut të shtetit serb e ka nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar.
Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë t’a bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në twitter.
Megjithatë në këtë pyetje të Vuçiq ka pranuar që Republika e Kosovës është një shtet, meqenëse nuk i pëlqen fakti që Kurti në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës.

Ndryshe në sfond me flamurin kuq e zi janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovës, përjashtuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Blerim Reka flet se a do të kyçet në skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Ish-kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, profesor Blerim Reka ka folur në emisionin “200” në Alsat lidhur me mundësinë e angazhimit të tij politik në Maqedoni. I pyetur se a mund ta shohim si një figurë politike të opozitës, Reka është përgjigjur: “Nuk e kam përjashtuar asnjëherë këtë”. Ai po ashtu ka folur edhe për përkrahjen e hapur për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Profesori Reka ka thënë se është herët për të folur se a do të përfshihet apo do të ketë angazhim politik dhe institucional në Kosovë, pas fitores së Kurtit. “E kam mbështetur konceptin e Kurtit që është identik me filozofinë time politike për republikën, për ligjin, rendin, kundër korrupsionit dhe kundër klientelizmit politik. Jam i lumtur që një opsion i tillë fitoi në Kosovë dhe është një lajm i madh për Ballkanin për ndryshim. E kam mbështet Albinin edhe para luftës, edhe pas luftës në Kosovë. Ai është modeli i politikanit ballkanik që do të bëjë ndryshimin”, nënvizoi Reka, i cili së fundi i është shmangur daljeve publike televizive pas zgjedhjeve presidenciale si kandidat i pavarur i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA.

Dita e luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetori, ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Dita e Luftës revolucionare maqedonase – 23 tetori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga dhjetori paga minimale 14.500 denarë

Nga muaji dhjetor rroga minimale në shtet do të jetë 14.500 denarë. Kjo nënkupton rritje për dy mijë denarë për dallim nga rroga aktuale minimale që është 12.500 denarë. Rritja e rrogës minimale do të vlejë jo vetëm për sektorin privat, por edhe për atë publik.

Këtë lajm sot e paralajmëroi ekipi ekonomik i qeverisë, i kryesuar nga kryeministri Zaev, pas takimeve me odat, punëdhënësit dhe sindikatat, duke theksuar se vendimi është arritur përmes dialogut social me të gjitha partnerët social.

“Në vitin 2017 e rritëm rrogën minimale për 3.500 denarë dhe deri tani ajo ishte 12.507 denarë. Tash e rrisim për dy mijë denarë shtesë dhe e njëjta historikisht do të jetë 14.500 denarë. Me ligjin i cili u miratua në vitin 2017 për herë të parë barazohet paga minimale edhe për punëtorët në industrinë e tekstilit dhe lëkurës me degat tjera. Me barazimin e rrogës minimale për të gjitha kategoritë e punëtorëve ne e korrigjuam një padrejtësi të madhe sociale e cila ekziston në shoqërinë tonë”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se rritja e pagës minimale do të shkaktoj edhe rritje spirale të rrogave tjera në shtet dhe u shpreh optimist se deri në fund të mandatit do ta përmbushin premtimin e dhënë që rroga minimale të jetë 16 mijë denarë, gjegjësisht rroga mesatare në shtet të jetë 30 mijë denarë.

Rritja e rrogës minimale, sipas punëdhënësve, nuk e përjashton mundësin që kompanitë e vogla të tekstilit mos t’i bëjnë ballë presioni dhe në këtë mënyrë të mbyllen.

“Presion më të madh nga rritja e pagës minimale do të ketë veprimtaritë intensive të punës. Mendoj se tregu do të ketë sukses t’i pranojë punëtorët nga mbyllja eventuale e këtyre kompanive të vogla të cilët nuk punojnë drejtpërdrejtë me klientët, por që marrin punë përmes dorës së dytë apo të tretë dhe se këto të punësuar do të punësohen në ato konfeksione të cilët do të sigurojnë më tepër produktivitet, kushte më të mira të punës dhe respekt të të drejtave të punëtorit”, tha kryetari i Odës së punëdhënësve, Angell Dimitrov.

Sipas zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, nuk do të jetë numri i madh i kompanive të vogla të tekstilit të cilat nuk do të mund t’i bëjnë ballë presionit nga rritja e pagës minimale.

“Paga minimale është siguri për kategoritë më të rrezikuara të të punësuarve, të cilët nuk kanë alternativë në pjesën e mobilitetit për shkak të moshës së tyre apo arsyeve tjera. Me pagën minimale nuk bëjmë presion mbi kompanitë, përkundrazi mundohemi t’ju ndihmojmë me dy masa – subvencionimin e kontributeve dhe me Ligjin për ndihmë financiare”, tha Angjushev.

Ato kompani të cilat nuk do të mund ta paguajnë pagën minimale të garantuar, do të ketë opsion t’i shfrytëzojnë edhe mundësitë që i ofron Ligji për subvencionim të pagave, i cili është në procedurë parlamentare dhe pritet të hyjë në fuqi në muajin nëntor.

“Paga minimale është e garantuar si 14.500 denarë dhe ajo fillon nga dhjetori. Masa e subvencionimit të rrogave ka të bëjë me rritjen nga minimumi 600 deri në maksimumin 6.000 denarë dhe shteti në këtë rast e mbulon kontributin për rritje. Nëse ata e rrisin pagën për dy mijë denarë në nëntor me pagesë në muajin dhjetor, atëherë ata e kanë rritur pagën minimale dhe do t’i shfrytëzojnë subvencionet për rritjen e pagës. Pra, masat janë komplementare njëra ndaj tjetrës, por ajo nuk nënkupton se të gjithë do ta rrisin pagën minimale duke shfrytëzuar subvencione. Dikush do ta rrisë pagën me subvencione, dikush pa subvencione, por në çdo rast ne japim opsion që biznes sektori i cili nuk mund ta përballoj këtë rritje, të mund ta shfrytëzojë masën për subvencion]”, sqaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Deri më tani 90 mijë qytetarë pranojnë rrogë minimale prej 12.500 denarë.

Mogerini: Liderët evropianë ta sjellin vendimin e duhur për negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Që të përforcohet progresi i arritur në Ballkan, tani është momenti t’i hapim negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj se liderë tanë ditëve në vijim do ta sjellin vendimin e vërtetë, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogerini.

Në fjalimin për “Rolin e BE-së si lojtar global” i Universitetit të Oksfordit, midis tjerash, Mogerini potencoi se Unioni duhet të stabilizohet dhe ta bashkojë kontinentin me futjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Për t’i bërë luftërat të pamundura në kontinentin tonë është e nevojshme që të bashkohet Evropa me futjen e Ballkanit në BE”, theksoi Mogerini.

“Viteve të fundit bëmë hapa të rëndësishme, duke filluar nga marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa progres i rëndësishëm, edhe krahas vështirësive, është arritur edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Mogerini.

Ajo vlerësoi se të gjithë gjashtë partnerët në rajon kanë zbatuar reforma dhe se liderët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor janë bërë të vetëdijshëm për rëndësinë midis bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Ky është po ai princip bazë, prej ku filluan hapat e parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndaluam të luftojmë me njëri-tjetrin në momentin kur e kuptuam se bashkëpunimi afarist është shumë më i mirë sesa përplasjet e ndërsjella”, sqaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini. .