10/05/2024
11.3 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1743

VMRO-DPMNE: zgjedhje të parakohshme sa më parë

LSDM është në rrugë të drejtë që Maqedoninë të shtyjë në humnerë. Zaev dhe ekipi rreth tij janë në rrugë të drejtë për t’i mbushur kontot e tyre private, derisa qytetarët vuajnë nga uria.

LSDM është në rrugë të drejtë të shpërngulë edhe 1.000 njerëz për një ditë në qytete si Dellçeva, Berova, Vinica apo Makedonska Kamenica.

LSDM është në rrugë të drejtë ta shkatërrojë bujqësinë. Me LSDM-në në pushtet rendimenti në vend se në treg përfundon në plehra.

LSDM është në rrugë të drejtë ta shkatërrojë shëndetësinë. Ministri dhe drejtori i FSSH në vend se për shëndetësi më të mirë, punojnë për krim të Zaevit.

LSDM është në rrugë të drejtë ta dëmtojë arsimin. Nxënësit edhe pas një muaji prej se filloi viti mësimor nuk kanë libra.

LSDM është në rrugë të drejtë t’i nënçmojë shërbimet e sigurisë. Policët dhe ushtarët mbajnë uniforma të grisura.

LSDM është në rrugë të drejtë për në opozitë. Zgjedhje të parakohshme sa më parë. Qytetarët do t’ia tregojnë rrugën LSDM-së.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kërkojnë nisjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë

Në letrën e dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pasuesja e tij, Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Kuvendit Evropian, David Sasoli, kërkuan nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Maqedonia dhe Shqipëria bënë atë që kërkuan prej tyre. Përmbushja e detyrave kërkonte angazhim nga qytetarët e tyre, të cilët perspektivën evropiane e kanë burim motivimi dhe vendosmërie”, thuhet në letrën e dërguar vendeve anëtare të BE-së.
Ato pranojnë se nuk ka garanci në procesin e bisedimeve dhe se do të duhen reforma të mëdha që këto vende të bëhen anëtare të plotë të BE-së.

Në mënyrë paralele, thuhet në letër, reforma e brendshme e BE-së do të duhet të thellohet./Telegrafi/

Në 60 ditët e ardhshme do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë

Prej sot dhe gjatë 60 ditëve të ardhshme do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë prej pikëpagesës së Gosvarit deri tek fshati Zdunjë të Gostivarit.
“‘Viadukt trejt’ njofton se sot do të fillojnë aktivitetet ndërtimore gjatë rehabilitimit të rrugës magjistrale A2, aksi rrugor Kërçovë-Gostivar nga pikëpagesa e Gostivarit deri në fsahin Zdunjë të Gostivarit për 60 ditë”, njoftojnë nga LAMM.

Për këtë arsye do të ketë ndryshim të regjimin të komunikacionit.

Modeli i ri zgjedhor, çka thotë deputeti i BDI-së, Artan Grubi ?

Modeli i ri zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka hapur debat të gjerë publik. Çdo subjekt politik po jep propozime se si duhet të duket modeli i ri zgjedhor.

Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Artan Grubi mbron qëndrimin e partisë së tij, që njësitë zgjedhore të mbeten në numër aq sa janë aktualisht, pasi që në këtë formë garantohet përfaqësimi më i mirë i të gjithë komuniteteve në Kuvendin republikan.

“Ne si parti kemi bërë studime të hollësishme të modeleve zgjedhore brenda viteve, përfshirë dhe simulime të rezultateve të kaluara zgjedhore me modele të ndryshme. Duke parë rezultatet e simulimeve por edhe rrethanat në vend, vleresëjmë se Modeli aktual me 6 njësi zgjedhore garanton përfaqësimin më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kuvend”, deklaron për Flaka deputeti Grubi.

Sa i përket listës së hapur zgjedhore, deputeti Grubi deklaron që BDI në parim mbështet këtë formulë, por paraprakisht të bëhet edukimi adekuat i trupit votues, me qëllim që të evitohen fletëvotimet e pavlefshme që mund të vinin si pasojë e ndryshimit të mënyrës së votimit.

“Sa i përket listave të hapura, në parim nuk kemi asgjë kundër të zbatohet ky parim, por atëherë kur do të edukohen drejt dhe hollësisht votuesit për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës për të evituar fletëvotime masive të pavlefshme nga pakujdesia”, shprehet deputeti Grubi në prononcimin për Agjencinë e lajmeve Flaka.

Ndryshe, tek blloku politik maqedonas, po ashtu, ka ndahsi sa i përket modelit të ri zgjedhor. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski propozoi model të ri zgjedhorë me 120 njësi zgjedhore dhe me një raund zgjedhorë, sakaq, kryeministri dhe njëherit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se partia e tij mbështet modelin një njësi zgjedhore, por edhe me lista të hapura me argumentin se do të avancohet demokracia në vend. Flaka

Mot me vranësia dhe reshje shiu, temperatura deri 19 gradë

Mot kryesisht me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut, erë të përforcuar veriore dhe ulje të dukshme të temperaturës pritet gjatë ditës së sotme.

Nga DPHM paralajmërojnë se moti do të jetë kryesisht me vranësira me shi të përkohshëm të shiut, më intensive paradite në pjesët jugore dhe lindore ku pasdite do të përfundojnë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Reshje të reja do të ketë në filli të javës së ardhshme.

Dëshmi të reja në rastin “Mo nstra”

Në Gjykatën Penale sot në Shkup do të mbahet një seancë e re gjyqësore për rastin e vra sjes së pesëfisht tek Liqeni i Smilkovës.
Në këtë seancë do të shpalosen dëshmi të reja me leximin e 133.000 mesazheve dhe transkriptave tjera të ofruara nga Prokuroria.
Procesin gjyqësor do ta udhëheqin gjyqtari Ognen Stravrev, kurse përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. (INA)

Ndërroi jetë hoxha që i ruajti eshtrat e Isa Boletinit

Hoxha i Mitrovicës, Asllan Murati, ka ndërruar jetë sot në mëngjes njofton Klan Kosova.

Hoxha i ndjerë ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998.

Siç kanë bërë të ditur në rrjete sociale familjarët varr*imi i hoxhë Asllan Muratit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë.

Punëtoret në Postën e Maqedonisë protestojnë për status të pa rregulluar

“Nëse do të bënit një analizë në postën e Maqedonisë jemi të punësuar me shumë se 240 persona që punojmë me kontratë pune, kontratë që nga puna që bëjmë nuk përfitojmë asgjë tjetër përpos pagës mujore që marrim e cila është 15.000 denarë. Shumica nga ne jemi të punësuar më shumë se 5 vite dhe që nga koha që jemi punësuar për neve si punonjës të Postës së Maqedonisë nuk ka pasur asnjë ndryshim për vetëm se vitin e parë të punës paga ishte 18.000 denarë kurse më pas kjo u bë në 15.000 denarë që do të thotë se neve si punonjës nga ky institucion na është bërë padrejtësi dhe e njëjta po vazhdon.

Kuptohet që kërkesat tona kanë qenë vazhdimit dhe kemi bë thirrje që të ketë ndryshime të paktën të kthehet paga që kemi marr në fillim 18.000 denarë por kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar dhe argument ka qenë se Posta e Maqedonisë është në humbje dhe nuk ka mundësi financiare për përmasimin e pagave ku edhe nga kërkesat tona që të kemi vendim pune në përgjigjet që kemi marrë nga drejtoria ka qenë njëjta arsye se Posta është në humbje dhe nuk kemi të drejtë që të japim vendime pune. Gjithsecili nga ne punon në këtë institucion më shumë se 5 vite kurse nga ky institucion për ne nuk është paguar as edhe një muaj në fondin pensional, ne nuk jemi të siguruar, madje ka pasur raste ku shumë nga kolegët kanë qenë të sëmurë apo me raste të tjera ku nuk ka pasur mundësi të vijnë në punë, për ditët që nuk kanë ardhur në punë u është hequr mëditja.

Posta e Maqedonisë në “Krizën të cilën e ka” hap konkurs për 80 vende të reja pune, ku në drejtimin që në punojmë konkretisht postier nuk ka hapur konkurs dhe sinqerisht për në si punonjës është i pa pranueshëm dhe i pa drejtë ky konkurs.

Apelojmë deri tek Drejtori gjeneral i Postës që të bëhet zgjidhje ndaj nesh në veçanti apelojmë kryeministri Zaev i cili në fushatë parazgjedhore u zotua se do të bëjë një jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë dhe që do t’ju ofroj kushte që të mos largohen nga RMV”, deklaroi Besar Mamuti në emër të të gjithë kolegëve.

Zaev: Me një njësi zgjedhore, zëri i qytetarëve do të jetë më dominues

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se partia e tij mbështet modelin një njësi zgjedhore, por edhe me lista të hapura, sepse me këtë do të avancohet demokracia në vend.

“Besoj se me një njësi zgjedhore, zëri i qytetarëve do të jetë më dominues. Edhe pse LSDM si parti më e pozicionuar do të humbiste më shumë, por do të fitonte demokracia”, theksoi Zaev, i pyetur se deri ku janë negociatat për listat zgjedhore dhe kodin zgjedhor.

Lidhur me datën për fillimin e negociatave me BE-në, Zaev theksoi se mbetet optimist, edhe përkundër shkrimeve të fundit se Franca akoma nuk e ka ndryshuar qëndrimin.

Restriksione të natës gjatë furnizimit me ujë në Tetovë prej orës 1:00 deri në orën 4:00

Vëllimi i pakësuar i burimeve natyrore të ujit është shkaku që në rrjetin tetovar të ujësjellësit të kyçen burime shtesë të ujit si dhe të vendosen restriksione të natës. Nga java e kaluar restriksione ka nl terminin e natës prej orës 1:00 deri në orën 4:00, me qëllim që uji të akumulohet dhe më pas të shpërndahet në mënyrë të barabartë në rrjet, informojnë nga Ndërmarrje komunale publike Tetovë.

“Përmes burimeve natyrore me ujë prej të cilave furnizohet sistemi tani për momentin ka 230 litra. Prej para një muaji është kyçur edhe sistemi i ri i furnizimit me ujë prej ku merren 70 litra ujë në sekondë. Plotësisht sipas nevojës, kyçen edhe 50 litra të cilat merren nga pusetat”, deklaroi Xhelal Ceka, drejtor i NKP Tetovë.

Kompetentët bëjnë thirrje për shfrytëzim racional të ujit sepse vëllimi i pakësuar do të zgjasë tërë vjeshtën dhe dimrin.

“Deri në prill, burimet japin më pak ujë. Prandaj duhet të shfrytëzohet në mënyrë racionale uji dhe të mos shfrytëzohet për ujitje të kopshteve dhe larje të oborreve para shitoreve. Kështu shkon dëm uji i pijshëm”, tha Ceka.

Gjatë verës niveli optimal i furnizimit me ujë në sistem ishte 500 litra. .