28/04/2024
9.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1743

Katica Janeva mbeti pa punë, nuk do të jetë prokurore as në Gjevgjeli

Ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva e cila u shkarkua nga detyra gjatë fundjavës së kaluar prej sot më nuk do të mund të ushtrojë as detyrën e prokurores në Prokurorinë e Gjevgjelisë, atje ku ka punuar para ardhjes në krye të Prokurorisë Publike Speciale. Kjo është vendosur sot nga Këshilli i Prokurorëve, përcjellë INA. Ajo ka marrë sot këtë lajm nga qelitë e Shutkës, atje ku po qëndron disa javë, e dyshuar për rastin “Reket”. Këshilli ka vendosur që ajo të pushojë nga kjo detyrë dhe se nuk mund të kthehet më Prokurorinë e Gjevgjelisë. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski i pyetur se a është shkarkuar nga detyra e prokurores, Katica Janeva ai e konfirmoi këtë. “Po, ajo është shkarkuar dhe se është sjellë vendim për ndërperje të detyrës së saj në Gjevgjeli”, ka theksuaR Kolevski. Janeva në shtator të 2015 u zgjodh kryeprokurore në Prokurorinë Speciale, e cila ishte themeluar për të hetuar dhe zbardhur skandalin e përgjimeve. Ajo në këtë detyrë erdhi nga Prokuroria e Gjevgjelisë, si kompromis midis dy partive më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE. (INA)

Aksion evropian për parandalim të krimit në Ballkanin Perëndimor

Në suaza të kontrolleve të përforcuara për luftë kundër tregtisë ilegale me armë zjarri, migrimit ilegal, mashtrimit me dokumente dhe tregtisë ilegale me droga në Ballkanin Perëndimor në vendkalimet kufitare Tabanoc, Bllacë dhe Bogorodicë të vendit janë kontrolluar 214.147 persona, automjete dhe hapësira, ndërsa janë arrestuar 175 persona. Prej tyre 23 ishin arrestuar gjatë fazës përgatitëse, ndërsa 149 në fazën operative, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Përveç kësaj, në operacionin Ditët e aksionit të përbashkët (DAP) për Ballkanin Perëndimor në vitin 2019, janë dhënë 329 refuzime në hyrje, janë zbuluar 164 hyrje të fshehta, si dhe 111 për tejkalim të lejes së qëndrimit. Në operacion janë zbuluar dhe 14 mashtrime ose keqpërdorime të vizave, 71 dokumente të falsifikuara, si dhe 54 armë zjarri dhe 895 pjesë municioni.

Aksioni është pjesë e EMPAKT programit (Platforma multidisiplinare evropiane për luftë kundër kërcënimeve nga krimi), e cila përfshin tregti ilegale me armë zjarri, migrim ilegal, mashtrim me dokumente dhe tregti ilegale me droga bashkoi 6.758 nëpunës policor, prej të cilëve 6.708 nëpunës në terren dhe 50 nga Qendra operative me seli në Europol.

“Pas fazës përgatitëse disamuajshe, në fillim të muajit u zbatua faza operative e këtyre aktiviteteve policore ndërkombëtare, në të cilën 50 nëpunës policor pothuajse nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Europol, Fronteks, INTERPOL dhe IPA/2017 i intensifikojnë kontrollet për ndalimin e tregtisë ilegale dhe fshehjen e armëve dhe municionit, si dhe te tregtia e palejuar me drogë dhe migrim ilegal. Në bazë të informatave të marra paraprake për trendet dhe drejtimet rajonale të lëvizjes së llojeve të krimit të lartpërmendur, të diferencuara ishin tre vendkalime kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut, në të cilat janë kryer kontrolle të përforcuara të automjeteve dhe udhëtarëve – VK Tabanocë-Serbi, VK Bllacë/Kosovë, VK Bogorodicë/Greqi”, kumtoi MPB.

Gjatë realizimit të fazës operative të aksionit, aktivitetet ishin ndjekur dhe koordinuar në suaza të dy shtabeve operative, në MPB dhe në Europol në Hagë, Holandë ku ka punuar Qendra e koordinuar operative, me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në aksionin dhe nga organizatat ndërkombëtare.

Operacioni ishte koordinuar nga programi EMPAKT, si pjesë e ciklit politik të BE-së, plan katërvjeçar për luftë kundër krimit serioz dhe të organizuar, ndërsa rezultatet dhe informatat e mbledhura do të ndihmojnë në përforcimin e hetimeve të përbashkëta të ardhshme dhe rrjedhëse të kufijve të Evropës dhe sigurisë së brendshme.

Për shkak të nevojës nga këmbimi i shpejtë i informatave gjatë aksionit, përkatësisht sigurimit të qasjes së SMPS-së dhe Byroja për lidhje në Europol deri te të gjitha bazat kombëtare në dispozicion të të dhënave, për shkak të kryerjes së kontrolleve në kohë reale, korrespondenca e tërësishme me pjesëmarrëset është zhvilluar për këmbim të shpejtë dhe të sigurt të informatave.

Maqedoni, institucionet shkelin afatin për vula dhe dokumente në shqip

Vonesat në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe në themelimin e inspektoratit që do të jetë kompetent për monitorimin e përdorimit të tij ka bërë që ai të varet kryekëput nga vullneti i institucioneve. Në mungesë të inspektorëve real, zv.kryeministri Bujar Osmani në një video-material të publikuar nga vetë ai, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela, bëjnë xhiro në Shkup dhe ndalojnë në hyrje të institucioneve për të konstatuar gjendjen.

Osmani dëgjohet të kontaktojë Agjencinë e Administratës për të pyetur për mungesën e shqipes në tabelë.

“Desha të ju pyes, meqë jam këtu para institucionit dhe shoh që tabela është vetëm në një gjuhë. Si e keni planin për ndërrim?”, tha Bujar Osmani, zv. kryeministër për Çështje Evropiane.

Osmani si zv. kryeministër nuk ka kompetenca inspektimi dhe as ndëshkimi të institucioneve që refuzojnë zbatimin. Një kompetencë të këtillë nuk e ka as Agjencia e cila është formuar për mbështetje të institucioneve për të siguruar përkthimin e materialeve të nevojshme. Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili hyri në fuqi në janar të këtij viti parashikon që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi, institucionet të sigurojnë mbishkrime, vula dhe dokumente të tjera për qytetarët në dy gjuhë. Inspektori disa prej tyre dhe pothuajse të gjitha e kanë shkalur afatin gjashtëmujor të parashikuar me ligj. Qeveria ka filluar me përdorimin e vulave në dy gjuhë vetëm disa javë më parë kurse Kuvendi vetëm nga e enjtja e kaluar. Sekretari me të cilin drejton Osmani tashmë ka vula edhe në shqip por jo edhe Ministria e Financave. Akoma asnjë material i cili gjendet në faqen elektronike të Kuvendit nuk e posedon vulën e re. Kreu i Kuvendit në një deklaratë pranoi vonesat për shkak të procedurave të caktuara që janë zhvilluar paralelisht për ndryshimin e emrit të institucionit pas ndryshimit të emrit të shtetit dhe zbatimit të ligjit për gjuhët. Mbishkrimi në hyrjen kryesore në dy gjuhë në Kuvend është në procedurë të prokurimit publik kurse në hyrjen anësore ekziston tabela edhe në shqip.

“Për aspektet e vulave, ditës së premte, domethënë. në datë 13 unë i kam nënshkruar të gjitha aktet përcjellëse edhe si nënshkrues i parlamentit para institucioneve paraprake dhe janë deponuar në regjistrin qendror dhe në të gjitha instancat tjera me të cilat punon dhe e ka obligim parlamenti që të bëjë ndryshimin e të gjithë procedurës. Në përpinim e sipër janë protokollet e punës së parlamentit që të munden edhe titujt e parlamentit të jenë në të dy gjuhët. Unë mendoj se tani më në esencë, çështja e përdorimit të gjuhëve është vendosur në nivelin e duhur”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi njofton se ligji për themelimin e inspektoratit për zbatimin e ligjit të gjuhëve është në procedurë parlamentare dhe për votim final pritet të vendoset në rend dite më 7 tetor. Deri atëherë, zbatimi i ligjit të gjuhëve do të varet nga vullneti i institucioneve duke mos pasur mekanizma për ndëshkim.

“Lihet që çdo bartës institucioni të zbatojë ligjin, pa marrë parasysh. Çështja e kontrollit nuk është obligim që ta mendojnë institucionet. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin pa marrë parasysh a ka inspektorat ose nuk ka. Ata duhet ta zbatojnë ligjin. Për periudhën që nuk ka inspektorat ndoshta dikush edhe e shfrytëzon këtë hapësirë për të mos e zbatuar deri në fund normën ligjore për faktin se masat ndëshkuese që parashihen në ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk mund të vihen në zbatim sepse institucioni përkatës ose instrumenti i vetëm për mbikëqyrje është inspektorati, ashtu siç është rregulluar me ligjin për gjuhët”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Albanologia Ajtene Qamili e vlerëson si pozitive faktin që disa institucione tashmë kanë ndryshuar mbishkrimet dhe vulat por thekson se disa prej tyre refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Zgjidhje për këtë sipër saj do të jetë themelimi dhe funksionimi i inspektoratit për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u rimiratua dhe hyri në fuqi në janar të 2019-tës, një vit pas miratimit të tij të parë dhe mos-dekretimit nga presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov./Alsat/

Në Kuvendin e Maqedonisë është formuar Iniciativa për një njësi zgjedhore

E informojmë opinionin se në Kuvend është formuar iniciativa për një njësi zgjedhore, ku përfshihen 12 deputetë nga 10 parti dhe një deputet i pavarur. Në mbledhjen të Klubit të Deputetëve në Kuvend, të mbajtur më 11 shtator 2019, u formua një grup nga deputetët të cilët angazhohen për një model proporcional me njësi zgjedhore, thonë nga Iniciativa.

“Si anëtarë të Iniciativës kërkojmë që të përfshihemi në procesin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, për të cilën ne jemi të detyruar si shtet pas vërejtjeve të OSBE-ODIHR-it që nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Për këtë qëllim, sot kërkuam me shkrim përmes arkivit një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarët e tre partive LSDM, OBRM-PDUKM dhe BDI, të cilët po udhëheqin këtë proces”, thonë nga Iniciativa.

Nga Iniciativa besojnë se kjo do të sigurojë transparencë dhe gjithëpërfshirje më të madhe të të gjithë procesit, si dhe respekt për vullnetin e atyre qytetarëve që presin demokratizimin e vendit përmes ndryshimeve në modelin zgjedhor.

Për gati dy dekada, që nga viti 2002, Maqedonia ka në fuqi një model zgjedhor proporcional me gjashtë njësi elektorale./Telegrafi/

Mickoski: Ja me cilën parti shqiptare do ta bëj qeverinë

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të vlejë më parimi për krijimin e qeverisë, fituesi me fituesin.

Në një paraqitje në Alsat ai tha se nëse të një parimi të koalicionit ndaj pushtetit, fitues me fitues, ai do të preferonte parimin programi me programën.

Mickoski ka theksuar se, pavarësisht se cili është emri i partisë, nëse është Aleanca për Shqiptarët, BDI, BESA, PDSH, në negocita ai do të formojë një program për koalicion me ta nëse kërkohet një partnerë tjetër për të arritur në 61, por është i bindur që koalcioni VMRO-DPMNE do të fitoj të paktën 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai ka lënë të kuptohet se nëse një parti shqiptare i fiton zgjedhjet, nuk është e thënë që me të do ta bëjë qeverinë, duke aluduar se është shkelur parimi fituesi me fituesin.(INA)

Izet Mexhiti zgjidhet kryetar i degës së BDI në Çair

Në Kuvendin Zgjedhor të BDI në Çair, Mexhiti ishte kandidat i vetëm i propozuar për këtë post.

Mexhiti mori mbëahtetje unanime nga rreth 60 kuvendar të kësaj dege.

“Prej të hënën ne do të jemi në terren në takim me qytetarët oër të bërë programin e ri të BDI për kushte më të mira për qytetarët”, ka deklaruar, kryetari i sapozgjedhur i BDI në Çair, Izet Mexhiti.

I pranishëm në Kuvend ishte edhe kryetari i partisë Ali Ahmeti

Këshilli i Prokurorëve nesër do të vendosë për prokurorët e PSP-së

Pasi prokurorja speciale publike, Katica Janeva u shkarkua dje pas paraburgimit për rastin “Haraçi”, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të vendos nesër për prokurorët e tjerë të PSP-së.

Mandati i tyre gjithashtu pritet të përfundojë, pasi mandati i tyre nuk mund të tejkalojë me ligj mandatin e prokurores speciale.

Përndryshe, Janeva u shkarkuar dje në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit pasi që Kuvnedi miratoi unanimisht propozimin për shkarkimin e saj.

Siç theksoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, ajo u pushua nga puna për sjelljen e saj të paligjshme, joprofesionale dhe jo etike.

Humb jetën një alpinist nga Maqedonia në Olimp

Një alpinist nga Maqedonia humbi jetën në malin Olimp në Greqi pasi ra në një luginë.

Sipas informacioneve nga AIM, bëhet fjalë për një grup prej rreth nëntë personash nga vendi, të cilës janë ngjitur në Olimp, me çka supozohet se i ndjeri iu është rënduar gjendja shëndetësore dhe ka marrë sulm në zemër para se të binte në luginë.

Pritet që autopsia të përcaktojë më tej shkaqet e sakta të vdekjes.

Ahmeti: Qytetarët e kanë humbur besimin te drejtësia

Mos-arritja e marrëveshjes midis partive për Ligjin e Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit në Speciale, sipas kreut të BDI-së Ahmeti kanë bërë që qytetarët të humbin besimin në sistemin e drejtësisë. Ahmeti paralajmëroi se do të bisedojë më të gjitha partitë për procesin e paralajmëruar të vettingut.

“Në vend duhet të rikthehet besimi në institucionet e drejtësisë dhe pikërisht këtë brengë e ka BDI, e kam këtë brengë edhe unë personalisht sepse gjërat kanë degraduar aq shumë me rastet e fundit. Por dëshiroj që të gjitha organet e zgjedhura ligj-zbatuese me këtë rast ta kenë parasysh që të mos bëjnë gabime, të mos bëjnë veprime të ndikuara, qofshin ato ndikime politike, qofshi ato ndikime të grupeve të caktuara por të ushtrojnë profesionin e tyre si ligj-zbatues.E bisedojmë edhe me partnerët e koalicionit edhe me partitë opozitare dhe është në proces e sipër një ligj mbi vettingun, akoma është në shqyrtim dhe diskutim edhe nga partitë tjera dhe është çështje kohe ku ne presim që publikisht të gjithë të prononcohen rreth këtij ligji”-Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Përfundon në koma nga…kremi i rrudhave

Një grua 47-vjeçare nga Sacramento, California, ka përfunduar në koma, pasi kremi kundër rrudhave që kishte përdorur gjatë gjithë kohës.

Mësohet se gruaja pësoi helmim nga mërkuri.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja kishte pësuar komplikacione dhe kishte shkuar në urgjencë.

Ajo tha se i ishin mpirë duart dhe fytyra, kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur. Simptomat e saj u përkeqësuan me kalimin e kohës dhe shkaktuan që nëna e pesë fëmijëve të futej në një gjendje kome.

Më pas mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, marrë nga kremi kundër rrudhave që kishte blerë në Meksikë.

Mesa duket, e përdorte çdo ditë prej dy vitesh.

Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur.

Mërkuri nuk është pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes. Niveli prej pesë mikrogramë mërkur për litër në gjak janë normale. Gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup.

Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi.

Top Channel