27/04/2024
10.4 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1745

Maqedoni, tek spitalet më kritike do të ketë sigurim profesional dhe do të vëzhgohen nga MPB

Do të ketë sigurim profesional tek spitalet më kritike siç janë Qendra Urgjente, Klinikat për kardiologji dhe toksikologji dhe spitali i vjetër i qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’. Gjithashtu ekipe të MPB-së do të jenë të pranishme rreth spitaleve.

Kjo sot u dakordua në takimin tek ministri Oliver Spasovski ku të pranishëm ishin kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Stardelova, ministri i Shëndetësisë, Venko Filip;e, përfaqësues së Odës së motrave medicinale dhe Shoqata e mjekëve të rinj,

“Këto janë sulme që nuk kanë asnjë logjikë. Edhe në të kaluarën ka pasur sulme të ngjashme, një kirurg u qëllua. Për këtë ka dënim me burg. MPB vërtetoi se do të përforcojë angazhimet për ta zbatuar këtë”, tha Filipçe.

Takimi i sotëm u nis pas disa incidenteve që ndodhën ndaj personelit mjekësor në Maqedoni. Incidenti i fundit ishte pardje në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’, ku njëri prej sulmuesve është arrestuar./Telegrafi/

Bozovca ndryshon | VIDEO

Në zemër të Malit Sharr 20 kilometra në perendim të Tetovës gjendet fshati Bozovcë. Ky fshat ka 150 shtëpi, prej të cilave 60 të banuara me reth 300 banor. Pjesa tjetër e banorëve vite më parë kanë mare rrugën e gurbetit dhe ata sot punojnë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe vende të tjera anembanë botës.

Bozovca dikur fshat me mijëra bageti e gjallëri, të ndare në disa mehalla si ajo e Fandëve Çajanëve, Lusjanëve, Hodallarëve, Topajanëve, Brajçeve dhe Shtrezjanëve , sot kujton me mall të kaluarën, por mburet edhe me burrat e saj që gjithmonë dhanë dhe japin kontribut të vecantë për fshatin dhe mbarë shqiptarinë si Fadil Sulejmani, Hoxhë Ramadani dhe Lazim Destani.

Një komision prej 8 anëtarësh nga ky fshat, mori një iniciativë për rregullimin e rrugëve të fshatit, shkollës, xhamisë dhe ndërtesës së bashkësisë lokale, iniciativë të cilën menjëher e mirëpriti bashkfshatari i tyre Lazim Destani, i cili edhe më par ka ndihmuar Bozovcën me shtruarjen e të gjitha rrugëve me bekaton dhe duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në ndërtimin e xhamisë, ambulancës dhe objektit të bashkësisë lokale.

Projekti u realizua me sukses dhe Bozovca këtë verë gjallëroi dhe frymoi si dhjetera vite më parë. Tani në çdo rrugicë të katundit mund të qarkullohet pa problem, xhamia e fshatit është bërë një faltore e vërtetë, shkolla e renovuar priti nxënesit ne fillimin e vitit të ri shkollor.

Në hyrje të fshatit, tanimë ka një vend parkim ku mund të parkohen dhjetëra vetura. Ky parking lidh dy rrugët e fshatit në formë të një qarkore e cila lidh qendrën e fshatit me këta dy rrugë të shtruara me bekaton dhe të mbrojtura me mure mbrojtëse. Nxënësit e shkollës fillore Besa, këtë vit shkollor janë shumë të gëzuar sepse shkolla e tyre ka kushte më të mirë për zhvillimin e procesit mësimor si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në hapësirat e jashtme të saj. Në hyrje të fshatit Bozovc afër shkollës fillore Besa gjendet edhe objekti i bashkësisë lokale, i cili mori një pamje krejt ndryshe. Tani ky objekt është më funksional dhe do të ju shërbejë bozovcalinjëve për takime të ndryshme dhe për organizimin e solemniteteve familjare.

Xhamia e fshatit Bozovcë ka ndryshuar komplet pamjen e saj si brenda ashtu edhe jasht. Krahas investimeve infrastrukturore në oborin e saj, xhamia në brendi karakterizohet me një kolorit të vecantë duke kombinuar me mjeshtëri të rralë muret, dyshemenë dhë çardakun e xhamisë të mbuluar me nje velo të bardh.

Të gjitha investimet që u bënë këtë verë në Bozovcë do të risin edhe numrin e turistëve që frekuentojnë për të shijuar bukuritë e Malit Sharr e që shpeshherë vendtakimin e parë e kanë mu në këtë fshat. Bukuritë natyrore janë mahnitëse. Tani në Bozovcë ka hapësirë dhe kushte shum më të mira edhe për mysafirët e shumtë që për çdo vit nga të gjitha trojet shqiptare vizitojnë manifestimin tradicional Karnevalet Ilire që organizohen nga mësuesi i fshatit Neshat Mehmedi. Përmirësimi i infrastrukturës sigurisht që në të ardhmen do të ngjall edhe manifetime te tjera që viteve të fundit u haruan si shënimi i ditës së verës te Guri i Caucës dhe panairi i blegtorisë e veshëmbathjeve që para 300 viteve tradicionalisht çdo vitë nga banorët e Bozovcës është mbajtur në Leshnic. Në këtë panair në atë kohë blegtorët kanë prezantuar produktet e tyre, mjaltin, djathin, kashkavallin, bagëtinë por edhe kanë shitur gëzofa, lurka, çorape, openga dhe veshëmbathje tjera. Sot në Bozovc ka shumë pak bagëti e koshere bletësh, por oborret e atyre familjeve që vazhdojnë të jetojnë në Bozovc, janë shum mirë të rregulluar me lule dhe pemë nga më të ndryshmet, kurse ne familjen e Zemri Vejselit nuk mungojnë as kosheret e bletëve që prodhojnë mjaltin më të shëndoshë me 100% bio në këto anë.

Fshatarët e Bozovcës janë shum të lumtur dhe mirënjohës për veprën e madhe që bëri për ta filantropi Lazim Destani. Ata shpresojnë se me përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat do të nxis edhe më shumë kureshtjen për të vizituar këtë vendbanim jo vetëm të bashkëfshatarëve të tyre që sot janë shpërngulur në qytet e gjetiu, por edhe të turistëve nga vendi e bota, hulumtues të bukurive natyrore.

Rregullimi i fshatit më jep kurajo që gjithmonë dhe më shpesh të vizitoj vendlindjen time. Unë këtu kam shtëpi dhe gjithmonë këtu do të kthehem u shpreh një mërgimtar i këtij fshati që së bashku me familjen e tij 20 anëtarëshe punon dhe jeton në Itali.

Anetari këshillit të fshatit Neshat Mehmedi shpreson se me përmirësimin e kushteve do të shtohet malli tek bozovcalinjt për vendlindjen e tyre dhe ata me më shumë kënaqësi do të vijn më shpesh në fshatin e tyre, në fshatin e të parëve të tyre.

U ndame nga Bozovca dhe bozovcalinjët me një përshtypje shumë pozitive, falë investimeve të bëra nga biznesmeni Lazim Destani, për ti dhënë shtytje edhe komunës së Tetovës, të bëjë përpjekje për të rregulluar rrugën që shpie në këtë fshat nga Tetova, sepse kjo rrugë është në gjendje shum të rëndë veçanërisht për qarkullim gjatë muajëve te dimrit.

Bozovca ndryshon, dhe do të ndryshojë edhe në të ardhmen falë njerëzve të mëdhenjë si LAZIM DESTANI.

Emision dokurealizuar nga ekipi i Televizionit KOHA.

Gjykata e Apelit i konfirmon dënimet me burg për sulmuesit e Ziadin Selës

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimet me burg për të dënuarit për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

Të dënuarit pas marrjes së aktgjykimit, duhet ta pranojnë edhe aktin udhëzues për të shkuar në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni nga A1on.

Gjykata Penale vitin e kaluar, të akuzuarit për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela i shpalli fajtor dhe i dënoi me burg.

Dënimin më të madh e mori Nikolla Vojminovski (13.6 vjet), ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski-Toshta u dënuan me 13 vjet burg.

Me nga 10 vjet e 6 muaj burg u dënuan Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.

Nikoll Vojminovski i cili ndodhej në arrest shtëpiak deri në aktgjykimin e plotfuqishëm, u arratis dhe akoma është i pakapshëm për organet e rendit.

Për tentim vrajsen ndaj Selës fillimisht u akuzuan 10 persona, por Sasho Senkov u lirua nga akuzat, ndërsa aktakuza ndaj Stojan Pavllevskit dhe Cejo Gjorgjievskit u rikualifikua në “dhunë”, dhe pas pranimit të fajit ata u dënuan me tre vite burg, gjegjësisht një vjet e dy muaj./Telegrafi/

Mickoski: Lufta kryesore e Zaevit ishte mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në koherencë për shtyp sot foli për takimin e djeshëm me kryeministrin Zaev dhe për mosarritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike.

Mickoski thotë se LSDM dhe megafonat e kësaj partie mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë thënë gënjeshtra.

Sipas tij bëhet fjalë për shpikje që kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga arsyet e vërteta se pse nuk është arritur marrëveshja.

“Dje para meje ishin njerëz që nuk duan sundim të së drejtës, nuk duan drejtësi dhe ikin nga ballafaqimi me ligjit për shkak se puna e tyre mund të bëhet lëndë hetimi në prokurori. Të gjithë e dimë se nuk janë të pastër dhe janë deri në fyt në krim dhe korrupsion. Por, ta lëmë anash. Ne jemi serioz dhe duam ta njoftojmë opinionin për ditën e djeshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, e vërteta është se dje lufta kryesore e Zaevit ka qenë mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit.

Mickoski tha se Zaev është përpjekur të mbajë kontrollin në prokurori.

“Të mund të kontrollojë dhe menaxhojë, të urdhërojë, të mbyll raste. Ky kontroll i duhet të mos përgjigjet për rastin ‘Haraçi’. Luftonte për ikjen nga përgjegjësia e tij, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve. Të mos arrihet deri tek Kiracovski, as tek Remenski dhe të gjithë të përfshirët në krim. Për këtë shkak nuk ka marrëveshje”, tha Mickoski./Telegrafi/

Takimi i parë i ministrit Nuredini dhe kryetarit të komunës Bexheti

Sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, zhvilluan një takim, në të cilin u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në këtë takim,fokusi i bisedimeve ishte në ndotjen e ajrit. Ministri Nuredini posaçërisht theksoi rrezikun e djegies së stërnishtave që jo vetëm që ndikon në cilësinë e ajrit, por është gjithashtu një rrezik i madh për shkaktimin e zjarreve më të mëdha që negativisht ndikojnë te njerëzit, në tërë florën dhe faunën, por edhe në mjedisin jetësor me tërë kompleksitetin e tij.

Gjithashtu u diskutua për statusin e projekteve në vazhdim dhe mundësia e përmirësimit të tyre.

????????????????????????????????????

Misioni i OSBE-së në Shkup filloi fushatën kundër thashethemeve që i diskriminojnë gratë në shoqëri

Me sloganin ‘Çdo Grua Është E Vlefshme’ mbrëmë u shënua fillimi i fushatës kombëtare “Fortë kundër thashethemeve”. Kjo fushatë, e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup synon të rrisë vetëdijen për ndikimin e dëmshëm të përhapjes së “thashethemeve” që shpien në stereotipe gjinore dhe paragjykime për gratë në shoqërinë tonë.

Fushata “Fortë kundër thashethemeve” është nxitur nga nevoja për t’i dhënë fund stigmatizimit të grave në shoqëri bazuar në tregime dhe besime plot informata të pavërtetuara, dyshime dhe gënjeshtra.

Në evenimentin e mbrëmshëm morën pjesë mysafirë nga sfera të ndryshme, mbështetës të fushatës, si dhe pjesëmarrësit aktiv, gjegjësisht gra dhe vajza, historitë frymëzuese të të cilave janë pjesë e një sërë aktivitetesh, kurse fjalim zyrtar kishte Ambasadori Klemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Barazia gjinore dhe lufta kundër thashethemeve, stereotipeve dhe paragjykimeve që inkurajojnë dhe forcojnë pabarazitë gjinore nuk janë çështje që shqetësojnë vetëm gratë, por kjo ka të bëjë me shoqërinë në tërësi. Prandaj i ftoj të gjithë burrat dhe djemtë që plotësisht të angazhohen dhe të marrin përgjegjësi të përbashkët për arritjen e barazisë gjinore”, theksoi ambasadori Koja.

Në evenimentin u promovuan histori frymëzuese të grave që paraqesin shembull pozitiv në ballafaqimin me këtë fenomen negativ shoqëror – znj. Martina Dimoska, znj. Gëzime Fejzi, znj. Iskra Doneva dhe znj. Fatma Bajram Azemovska. Guximi dhe përvojat e tyre personale ishin temë e 4 videove të shkurtra në të cilat ata ndanë përballjet e tyre me thashethemet, si dhe mënyrat e tyre të suksesshme për t’u marrë me ta dhe vendosmërinë për të realizuar potencialin e tyre intelektual.

Fushata, të cilën e realizon agjencia e marketingut Futura 2/2, vazhdon me aktivitete të ndryshme që do të realizohen në nivel kombëtar dhe do të përfshijë kanale të ndryshme të komunikimit: media sociale dhe digjitale, ngjarje dhe debate publike, me qëllim që të arrihet te palët e interesuara dhe në mënyrë edukative të ndikojë te pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në këtë fenomen negativ shoqëror.

Carovska: Brvenica për herë të parë do të bëhet me një kopsht fëmijësh me një kapacitet prej 80 fëmijëve

 

Ministrja e  Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetari i komunës Enver Pajaziti ishin të pranishëm sot në aktivitetet e ndërtimit të kopshtit të ri në Komunën e Brvenicës. Objekti i ri siguron hapësirë ​​për 80 fëmijë, në vendbanime ku deri më tani nuk ka pasur kopsht.

“Me ndërtimin e këti kopshti në Komunën e Brvenicës, ku deri më tani nuk kishte asnjë institucion për përkujdesjen e fëmijëve, ne kemi arritur qëllimet strategjike për përfshirjen e fëmijëve, veçanërisht më të rinjtë në zonat rurale në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Qëllimi ynë përfundimtar është të rrisim përfshirjen e fëmijëve parashkollorë me 50%, pasi zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është thelbësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të secilit fëmijë. Si Qeveri ne vazhdojmë t’i përkushtohemi vetes për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen e vendit tonë “, tha Carovska.

MPPS ka ndarë fonde për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit në Brvenicë në vlerë prej rreth 26.6 milion denarë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të përmirësojë kushtet dhe cilësinë e mbrojtjes së fëmijëve. Nga maji 2017 deri në maj të këtij viti, MPPS ka investuar në ndërtimin, rindërtimin dhe pajisjen e gjithsej 31 objekte  lehtësuese për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërtimi dhe pajisja e 12 ndërtesave të tjera është duke u zhvilluar. Në të njëjtën kohë, ne po rrisim kompetencën profesionale të stafit dhe po rivendosim dinjitetin e profesionit të arsimtarit duke rritur pagat me një mesatare prej 16% dhe  5% shtesë të pagës së shtatorit që do të paguhet në tetor.

Së paku 31 të vdekur gjatë Festës së Ashurës në Irak

0

Të paktën 31 njerëz vdiqën, dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashurës në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela.

Numri i vdekjeve, të cilin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Irak, pritet të rritet, pasi disa persona janë në gjendje kritike.

Ministria nuk bëri të ditur se si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë. /rel/

Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes tij dhe opozitës për fatin e PSP-së. Ai tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritëm dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”. Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në kët mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë. “Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prokurorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Prokurori e re, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, dmth mbrojtja e krimit, kthimi i regjimit të vjetër Gruvskian”, akuzoi Zaev.