27/04/2024
15.8 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1745

Mickoski: Lufta kryesore e Zaevit ishte mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në koherencë për shtyp sot foli për takimin e djeshëm me kryeministrin Zaev dhe për mosarritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike.

Mickoski thotë se LSDM dhe megafonat e kësaj partie mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë thënë gënjeshtra.

Sipas tij bëhet fjalë për shpikje që kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga arsyet e vërteta se pse nuk është arritur marrëveshja.

“Dje para meje ishin njerëz që nuk duan sundim të së drejtës, nuk duan drejtësi dhe ikin nga ballafaqimi me ligjit për shkak se puna e tyre mund të bëhet lëndë hetimi në prokurori. Të gjithë e dimë se nuk janë të pastër dhe janë deri në fyt në krim dhe korrupsion. Por, ta lëmë anash. Ne jemi serioz dhe duam ta njoftojmë opinionin për ditën e djeshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, e vërteta është se dje lufta kryesore e Zaevit ka qenë mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit.

Mickoski tha se Zaev është përpjekur të mbajë kontrollin në prokurori.

“Të mund të kontrollojë dhe menaxhojë, të urdhërojë, të mbyll raste. Ky kontroll i duhet të mos përgjigjet për rastin ‘Haraçi’. Luftonte për ikjen nga përgjegjësia e tij, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve. Të mos arrihet deri tek Kiracovski, as tek Remenski dhe të gjithë të përfshirët në krim. Për këtë shkak nuk ka marrëveshje”, tha Mickoski./Telegrafi/

Takimi i parë i ministrit Nuredini dhe kryetarit të komunës Bexheti

Sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, zhvilluan një takim, në të cilin u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në këtë takim,fokusi i bisedimeve ishte në ndotjen e ajrit. Ministri Nuredini posaçërisht theksoi rrezikun e djegies së stërnishtave që jo vetëm që ndikon në cilësinë e ajrit, por është gjithashtu një rrezik i madh për shkaktimin e zjarreve më të mëdha që negativisht ndikojnë te njerëzit, në tërë florën dhe faunën, por edhe në mjedisin jetësor me tërë kompleksitetin e tij.

Gjithashtu u diskutua për statusin e projekteve në vazhdim dhe mundësia e përmirësimit të tyre.

????????????????????????????????????

Misioni i OSBE-së në Shkup filloi fushatën kundër thashethemeve që i diskriminojnë gratë në shoqëri

Me sloganin ‘Çdo Grua Është E Vlefshme’ mbrëmë u shënua fillimi i fushatës kombëtare “Fortë kundër thashethemeve”. Kjo fushatë, e mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup synon të rrisë vetëdijen për ndikimin e dëmshëm të përhapjes së “thashethemeve” që shpien në stereotipe gjinore dhe paragjykime për gratë në shoqërinë tonë.

Fushata “Fortë kundër thashethemeve” është nxitur nga nevoja për t’i dhënë fund stigmatizimit të grave në shoqëri bazuar në tregime dhe besime plot informata të pavërtetuara, dyshime dhe gënjeshtra.

Në evenimentin e mbrëmshëm morën pjesë mysafirë nga sfera të ndryshme, mbështetës të fushatës, si dhe pjesëmarrësit aktiv, gjegjësisht gra dhe vajza, historitë frymëzuese të të cilave janë pjesë e një sërë aktivitetesh, kurse fjalim zyrtar kishte Ambasadori Klemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Barazia gjinore dhe lufta kundër thashethemeve, stereotipeve dhe paragjykimeve që inkurajojnë dhe forcojnë pabarazitë gjinore nuk janë çështje që shqetësojnë vetëm gratë, por kjo ka të bëjë me shoqërinë në tërësi. Prandaj i ftoj të gjithë burrat dhe djemtë që plotësisht të angazhohen dhe të marrin përgjegjësi të përbashkët për arritjen e barazisë gjinore”, theksoi ambasadori Koja.

Në evenimentin u promovuan histori frymëzuese të grave që paraqesin shembull pozitiv në ballafaqimin me këtë fenomen negativ shoqëror – znj. Martina Dimoska, znj. Gëzime Fejzi, znj. Iskra Doneva dhe znj. Fatma Bajram Azemovska. Guximi dhe përvojat e tyre personale ishin temë e 4 videove të shkurtra në të cilat ata ndanë përballjet e tyre me thashethemet, si dhe mënyrat e tyre të suksesshme për t’u marrë me ta dhe vendosmërinë për të realizuar potencialin e tyre intelektual.

Fushata, të cilën e realizon agjencia e marketingut Futura 2/2, vazhdon me aktivitete të ndryshme që do të realizohen në nivel kombëtar dhe do të përfshijë kanale të ndryshme të komunikimit: media sociale dhe digjitale, ngjarje dhe debate publike, me qëllim që të arrihet te palët e interesuara dhe në mënyrë edukative të ndikojë te pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në këtë fenomen negativ shoqëror.

Carovska: Brvenica për herë të parë do të bëhet me një kopsht fëmijësh me një kapacitet prej 80 fëmijëve

 

Ministrja e  Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetari i komunës Enver Pajaziti ishin të pranishëm sot në aktivitetet e ndërtimit të kopshtit të ri në Komunën e Brvenicës. Objekti i ri siguron hapësirë ​​për 80 fëmijë, në vendbanime ku deri më tani nuk ka pasur kopsht.

“Me ndërtimin e këti kopshti në Komunën e Brvenicës, ku deri më tani nuk kishte asnjë institucion për përkujdesjen e fëmijëve, ne kemi arritur qëllimet strategjike për përfshirjen e fëmijëve, veçanërisht më të rinjtë në zonat rurale në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Qëllimi ynë përfundimtar është të rrisim përfshirjen e fëmijëve parashkollorë me 50%, pasi zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është thelbësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të secilit fëmijë. Si Qeveri ne vazhdojmë t’i përkushtohemi vetes për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen e vendit tonë “, tha Carovska.

MPPS ka ndarë fonde për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit në Brvenicë në vlerë prej rreth 26.6 milion denarë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të përmirësojë kushtet dhe cilësinë e mbrojtjes së fëmijëve. Nga maji 2017 deri në maj të këtij viti, MPPS ka investuar në ndërtimin, rindërtimin dhe pajisjen e gjithsej 31 objekte  lehtësuese për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërtimi dhe pajisja e 12 ndërtesave të tjera është duke u zhvilluar. Në të njëjtën kohë, ne po rrisim kompetencën profesionale të stafit dhe po rivendosim dinjitetin e profesionit të arsimtarit duke rritur pagat me një mesatare prej 16% dhe  5% shtesë të pagës së shtatorit që do të paguhet në tetor.

Së paku 31 të vdekur gjatë Festës së Ashurës në Irak

0

Të paktën 31 njerëz vdiqën, dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashurës në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela.

Numri i vdekjeve, të cilin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Irak, pritet të rritet, pasi disa persona janë në gjendje kritike.

Ministria nuk bëri të ditur se si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë. /rel/

Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes tij dhe opozitës për fatin e PSP-së. Ai tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritëm dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”. Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në kët mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë. “Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prokurorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Prokurori e re, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, dmth mbrojtja e krimit, kthimi i regjimit të vjetër Gruvskian”, akuzoi Zaev.

Nga tetori barnat do të merren me recetë, letërnjoftim ose pasaportë

Të gjithë ata që kanë sigurim nga 1 tetori 2019 do të mund që barnat e tyre ti tërheqin nga barnatorja vetëm me reçetë dhe letërnjoftim ose pasaportë, kanë njoftuar nga Fondi shëndetësor.

Takimi i liderëve mbyllet pa marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë

Pas shtatë orëve, negociatat midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike përfunduan pa marrëveshje konkrete. Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën të dakordohen rreth dallimeve kyçe për ligjin për Prokurori Publike dhe për statusin e ardhshëm të PSP-së, njofton Koha.mk

Burime të ekipit negociues të LSDM-së njoftuan se VMRO-DPMNE-ja ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017.

Pushteti ka ofruar të bëhet një prokurori e re për korrupsion të lartë në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita, ndërsa i mbështetur nga 61 deputetë i cili do të mund të ngritë lëndë derisa konfirmohet se ka krim edhe në pushtet. Opozita kërkoi tek ai që të transferohen edhe lëndët nga 18 muajt e para të hapura nga PSP-ja, duke kërkuar mundësi për vjetërsimin e tyre, zvarritje dhe pamundësi të përfundimeve të tyre gjyqësore.

Nga LSDM-ja thonë se shteti më në fund ka ndërtuar sistem të pavarur gjyqësor i cili funksionon pa pengesa, i cili nuk mund të jetë i penguar nga cila do parti politike. Pushteti apelon për sjellje me përgjegjësi dhe shtetëror të të gjithë aktorëve politikë duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në.

Deri më 15 shtator përfundon edhe mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Janeva me njoftimin nga burgu ka dhënë autorizim që të gjitha lëndët nga PSP-ja të kalojnë në Prokurorinë Publike. Prej atje sot konfirmuan kanë dërguar shkresë deri tek PSP-ja për marrjen e lëndëve.

Në pajtim me autorizimet ligjore, Prokurori publik Lubomir Joveski duhet të caktojë se cili prokuror publik do ta vazhdojë secilën prej lëndëve . Me këtë, sipas pushtetit, tani më lëndët e PSP-së nuk varen nga politikanët, por vetëm nga institucioni i pavarur gjyqësor i kryesuar nga Joveski.

Nuk dihet nëse në periudhën në vijim sërish do të ketë takime midis ekipeve negociuese nga të dyja palët.

Amerikanët shënojnë 18-vjetorin e sulmeve të vitit 2001

Sot shënohet 18 vjetori i sulmit terrorist të 11 shtatorit në Nju Jork shembi Kullat Binjake, nga i cili sulm humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme.

11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve për shkak të sulmit terrorist mbi dy kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ajo ditë sot shënohen plotë 18 vite. Mijëra njerëz panë nga televizorët e tyre anembanë globit skenat apokaliptike që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike të botës perëndimore.
Gjithçka nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëve nga terroristë të Al Qaeda-s. Në orën 8:46 të mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës.
17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerësh përplasi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri. 11 shtatori është cilësuar edhe si ngjarja që ndryshoi botën.